Berat, 133 biznese mbyllin aktivitetin shkak taksat e larta
BERAT- 133 biznese në bashkinë Berat kanë aplikuar për mbylljen e aktivitetit të tyre, ndërkohë që 77 biznese të tjera kanë aplikuar për pezullim të aktivitetit për një periudhë të papërcaktuar. Shkak për situatën e krijuar është bërë mospërballimi i taksave të panumërta që bizneset duhet të paguajnë si dhe pamundësia e blerjes së kasës fiskale, në një kohë kur xhiroja e tyre ditore është shumë e vogël. Kreu i tatim taksave në Bashkinë e Beratit, është shprehur se bizneset në Berat përvec krizës ekonomike po përballen me sfida të reja të shkaktuara artificialisht nga pushteti qendror, e që janë jashtë natyrës së ekonomisë së tregut, sic ka qenë edhe presioni për tu përfshirë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.
“Përvec krizës ekonomike biznesi po përjeton edhe sfida të reja të shkaktuara artificialisht nga pushteti qëendror, të cilat janë jashtë natyrës së ekonomisë së tregut, ndër të cilat theksojmë, presionin për tu përfshirë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, presioni për për caktimin apriori të numrit referues të të punësuarve për efekt të pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, presioni për tu pajisur me kasa fiskale me një cmim disa herë më të lartë se cmimi i tregut, si dhe presioni i vendosjes së gjobave në rast se nuk vendosen kasat”, tha Blana.
Këto procese ka deklaruar Blana janë kryer në qytetin e Beratit në mënyrë selektive mbi biznesin dhe mbi bazën e kritereve të paqarta.
“Shumë biznese po mbrohen përballë ligjit me faktin se pronarët e tyre janë të plotëfuqishëm ose se mbështeten nga strukturat partiake, ndërsa biznese të tjerë që janë në limitet e mbijetesës po goditen egërsisht se janë të dobët ose sepse nuk kanë fuqi për të kundërshtuar”, theksoi kreu i tatim-taksave në Berat.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)