E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Epitafi shëtit nëpër rrugicat e "Goricës"

Festa e Pashkëve si në të gjithë komunitetin ortodoks, edhe për atë beratas, ka nisur me ritet e zakonshme fetare. Kisha e Shën Spiridhonit në lagjen "Goricë" ka qenë si asnjëherë e vizituar nga besimtarët, të cilët kanë nisur kryerjen e riteve fetare për këtë festë të shënuar të ringjalljes së Jezu Krishtit. Besimtarët pas lutjeve dhe ritit të ndezjes së qirinjve kanë kryer dhe ritualin e kalimit të Epitafit, unike kjo që kryet vetëm në qytetin e Beratit. Pas riteve dhe faljes, Epitafi është nxjerrë prej ambienteve të kishës. I shoqëruar nga qindra besimtarë është shëtitur përmes rrugicave të lagjes "Goricë" për t‘u vendosur më pas në vendin e caktuar brenda kishës. Ky rit kujton ditën e shenjtores Maria prej besimtarëve të trupit të kryqëzuar të Jezusit dhe përcjelljen e tij për në banesën e fundit nga ku më pas do të ringjallej. E veçanta për besimtarët beratas është se në rite marrin pjesë edhe besimtarë myslimanë, çka tregon solidaritetin e besimeve në këtë zonë. Ortodoksë dhe myslimanë kanë treguar një bashkëjetesë të admirueshme për të dyja fetë në këtë zonë. Besimtarë të ndryshëm në lidhje me këto ditë të shënuara janë shprehur për "Shqip" se zhvillimi i riteve fetare në ditët e shënuara është një besim te Zoti dhe për një të ardhme më të mirë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›