Berat, Fullani inaguron qendrën e kërkimeve shkencore të BSH
BERAT- Krijohet në Berat qendra e parë kërkimore shkencore e Bankës së Shqipërisë. Shirirti i inagurimit është prerë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani. “Me krijimin e kësaj qendre kwrkimore, e para e këtij lloji në vendin tone”, - ka thënë Fullani, - Banka e Shqipërisë do ti japë një hov të ri punës së saj shkencore në përcaktimin më të mirë të lidhjeve shkak-pasojë, që karakterizojnë ndërmjetësimin e nënveprimet e agjentëve ekonomiko-financiarë të vendit.” Pas prerjes së shiritit të inaugurimit të kësaj qendre në lagjen "Mangalem", Fullani në fjalën e tij përshëndetëse ka bërë vlerësime për fenë, traditat, kulturën, vlera arkitektonike të lagjeve muzeale, mikëpritjen dhe bujarinë, vlera që bashkëjetojnë në harmoni të plotë sipas tij në këtë qytet, dhe qe tashme do te vlerësohen edhe nga kërkimet që do të kryejë kjo qëndër.(m.a/News24/BalkanWeb)