E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Kriza infektoi ekonominë, ulim me 25 mln shpenzimet

TIRANë- Ministri i Ekonomisë Ridvan Bode gjatë një konference të mbajtur sot për mbylljen e buxhetit të vitit 2009, ka deklaruar se kriza globale ka infektuar edhe ekonominë shqiptare. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare pranon prekjen nga kriza. Sipas Bodes, duke u ndodhur në këto situate do të rishikohet edhe njëherë buxheti 2010, duke ulur me 25 mln lekë shpenzimet. “Do të rishikohet edhe njëherë buxheti 2010 nga qeveria, duke minimizuar me 25 mln lekë shpenzimet e saj” – u shpreh Bode. Ministri i Ekonomisë është ndalur të sqarojë, se ulja e shpenzimeve nuk do të cënojë rritjen e pagave dhe pensioneve. “Ulja e shpenzimeve si pasojë e krizës globale që ka infektuar ekonominë, nuk do të prekë rritjen e pagave dhe pensioneve. Edhe për bisneset do të ketë amnisti fiskale”- nënvizoi ministri i Ekonomisë. Duke folur për mbylljen e buxhetit 2009, Bode ëështë shprehur se “ të ardhurat e ralizuara në buxhet janë 92%, ndërsa shpenzimet buxhetore arrijnë deri në 94%” – deklaroi më tej Bode.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›