E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora izolon prej ditësh verilindjen e vendit

TIRANë- Dëbora dhe ngricat e shkaktuara nga temperaturat e ulta në verilindje të vendit vazhdojnë të mbajnë të bllokuar disa komuna në Mirditë, Dibër dhe në Kukës. Në Mirditë disa zona të thella janë të bllokuara prej ditësh të tëra. Komuna e Lurës në Dibër është e bllokuar nga bora si dhe disa fshatra të thella të Komunës së Fanit në Mirditë. Mësohet se banorët kanë marrë masat paraprake për të përballuar dimrin e acartë, por nëse situata do të vazhdojë të jetë e njëjte edhe në ditët në vijim ata do të kërkojnë ndihmë nga emergjencat civile. Ndërsa në qarkun e Kukësit prej dy javësh bora vazhdon të mbajë të bllokuar tre komuna, Arrën, Zapod dhe Grykë Caj. Rrugët për të shkuar në këto komuna janë paralizuar si shkak i borës së madhe dhe mungesës së pastrimit të tyre duke i mbajtur kështu banorët e dhjetra fshatrave të izoluar.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›