E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet gjendja e policit rrugor, u përplas gjatë detyrës

DURRES- Përkeqësohet gjendja e efektivit të policisë rrugore të Durrësit, Kastriot Aliaj, i cili u përplas një natë më parë ndërsa kryente shërbimin në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit. Kolegët e tij të komisariatit të Durrësit sot kanë dhuruar gjak në spitalin ushtrak ku gjendet i shtruar polici Kastriot Aliaj i aksidentuar nëj natë më parë. Mjekët e spitalit ushtarak thonë se polici i aksidentuar ka fraktura të rënda në trup si dhe hemoragji të brendshme, dhe kjo është arsyeja që kolegët e tij kanë dhuruar gjak, pas kërkesës së mjekëve. Ndërsa autorit të kësaj ngjarjeje, Afrim Dyberit 36 vjec nga Tropoja i janë vënë prangat pas shoqërimit të djeshëm në polici. Sipas burimeve nga policia 36 vjecari ishtë në gjendje të dehur kur ka goditur policin Aliaj i cili në momentin e përplasjes gjendej jashtë rrugë në bankinë ku po kryente kontrollin e një mjeti tjetër. Dyberi njihet nga forcat blu edhe për një vrasje të kryer padashje disa vite më parë për të cilën ka kryer dënimin përkatës.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›