KiE: Ti jepet fund krizës politike në Shqipëri
TIRANË- Këshilli i Europës ka reaguar për tryezën që do të mbajë nesër presidenti Topi, me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland. Sipas tij, mbajtja e kësaj tyreze është një hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri “E mirëpres inisiativën e Presidentit Topi për të organizuar një tryezë të rrumbullakët me liderët e partive politike Shqiptare më 13 Shkurt, në përgjigje të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri”- thuhet në deklaratë. Sipas Jagland, i duhet dhënë fund krizës politike që vendi të përparojë me reformat e integrimit europian. “Inistiativa sjell një mundësi të rëndësishme për t’i dhënë fund krizës politike dhe për të përparuar me reformat e vendit dhe me axhendën e Integrimit Evropian" – deklaron Jagland.(m.a/BalkanWeb)