Kriza, Athina:Mund të kërkojmë kredi, Barroso optimist per samitin
BRUKSEL - Greqia është ende në gjendje për të kërkuar kredi në tregun financiar, ka ende akses në treg dhe është në gjëndje të paguaj borxhet. Kështu ka deklaruar sot ministri i financave greke George Papaconstantinou.
Nga ana e tij presidenti i komisionit europian Hose Barroso ka thënë se edhe kancelarja gjermane Angjela Merkel, e cila deri ditën e sotme ishte skeptike mbi ndihmën financiare që do të jepet Greqisë, në fund do të bindet që është një masë e nevojshme.
Nga ana e tij Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini ka deklaruar se “nuk mund të ketë vend më të interesuar se Gjermania për stabilitetin dhe kredibilitetin e zonës euro”. Duke uruar për gjetjen e një marrëveshjeje mbi dosjen e Greqisë, (edhe për shkak të kundërshtimit të Gjermanisë) në prag të samitit të Brukselit, Fratini ka deklaruar për gazetarët.
"Kam folur për këtë edhe me presidentin e KE-së, Barroso gjatë një takimi bilateral, dhe besoj se Gjermania duhet të jetë vendi më i interesuar për stabilitet në zonën euro, duke qenë vendi kryesor më i rëndësishëm europian, sa i përket kapacitetit ekonomik. Në këto kushte- nënvizon Fratini- nëse duhet një mekanizëm që duhet forcuar, ky mekanizëm duhet forcuar në nivel europian dhe jo me marrëveshje bilaterale”. Uroj- ka përfunduar Fratini- që të arrihet një marrëveshje, e cila nuk do të jetë një cek që do ti jepet në dorë Greqisë, por një mekanizëm që duhet të jetë aktiv nëse do të jetë i nevojshëm"
Edhe në një konferencë ekonomike që u zhvillua dje në Athinë, Papakonstantinu ka mbështetur mendimin se "Pavarësisht nga çfarë do të arrihet në bisedimet në Bashkimin Evropian, Greqia mund t'i përmbushë detyrimet e saj të shërbimit dhe marrjes së huave për shlyerjen e borxhit",
"Vendi ka treguar se mund të veprojë në tregje, do të donim përqindje të ulëta interesi, por do t'i kemi me rimëkëmbjen e financave publike" ka këmbënguluar ai.
Ministri konfirmoi një keqësim të recesionit në Greqi, por përjashtoi zërat se kjo e pengon vendin e tij të mbajë premtimet për uljen e deficitit në 8,7 për qind në fund të vitit 2010 nga 12,7 për qind vitin e kaluar.
Në vitin 2010, rritja ekonomike mund të bjerë me 2 për qind të PBB-së, siç theksoi dje Banka e Greqisë, kundrejt një parashikimi prej -0,3 për qind, "edhe pse jemi më optimistë", deklaroi Papakonstantinu.
Ai konfirmoi gjithashtu se për vitin 2009, ekonomia është tkurrur me 2 për qind të PBB-së.
(s.g/BalkanWeb)