E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat arritje, por dhe mungesa kapacitetesh

18/02/2009  Shëndetësia, analiza vjetore

BERAT- Eshte zhvilluar analiza vjetore e Drejtorisë rajonale të Shëndetësisë së rrethit Berat ku janë përmbledhur arritjet dhe projektet që synohen gjatë këtij viti në vazhdim. Drejtori i saj, Abdyl Haxhialiu, ka cituar se ka patur realizim të planeve në të gjitha fushat si në investime po ashtu dhe në shërbimin tonë gjatë vitit 2008. Ndërsa mbeten si synime për këtë vit rritje të shërbimit në fusha të ndryshme të shëndetësisë, kontrolle me intensive në çerdhe, kopshte, shkolla si dhe arritje në kohë për eliminimin e sëmundjeve infektive etj. Në takim ka folur dhe drejtori i spitalit rajonal të Beratit, Shkëlqim Hysenaj, i cili ka pohuar se 415 punonjësit e spitalit kanë qenë në gatishmëri për të përballuar problemet gjate vitit te kaluar. Sipas tij, ka patur rezultate në shërbime të ndryshme ku një nga arritjet është analiza pap test që kryhet tashmë për femrat në spitalin e Beratit. Gjatë analizës vjetore kanë ngritur shqetësim mjekët e spitalit rajonal të qytetit, ku janë ankuar për problemin e prapavijës në ambientet e kuzhinës, mungesës së çarçafëve etj. Më pas mjeku Leka Papa ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë me anë të përfaqësuesit të saj për gjendjen shumë të vështirë të maternitetit të Beratit, i cili ka veç tre dhoma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›