Përjetimet e 1 viti shtet në komunitetin kosovar
18/02/2009 Festime në Elbasan, si e përjetoi ky komunitet një nga evenimentet më të mëdha kombëtare
Ledia Lleshi
ELBASAN-Prej afro një shekulli në periferi të qytetit të Elbasanit janë vendosur shumë familje kosovare të mbërritura gjatë reprezaljeve serbe ndaj krahinave të tëra. Fillimisht ishin 35 familje, por tani numërohen mbi 200 dhe kanë krijuar në këtë lagje jetën e tyre aq sa të gjithë i quajnë më shumë se vendas në fushën e mbretit. Këto familje kanë edhe një mirënjohje të madhe për mbretin e atëhershëm, Ahmet Zogun, i cili u fali tokën për të ndërtuar shtëpinë dhe i dha madje edhe një ndihmë ekonomike që të sistemoheshin derisa të siguronin të ardhura vetë.
Festa e pavarësisë
Një vit pavarësi për këto familje do të thotë një plotësim i ëndrrës së madhe të lirisë. Ata e kanë kthyer 17 shkurtin në një datë të shënuar si pavarësia e vendit. Familjet kosovare në këtë ditë kanë shkëmbyer vizita tek njëri-tjetri urime dhe shumë emocione. Gjatë gjithë ditës një pjesë e tyre kanë ndjekur televizorin, një pjesë kanë udhëtuar për ta festuar me të afërm në Kosovë, ndërsa gëzimi është më i madh tek më i moshuari i këtij komuniteti, Abdyl Krasniqi, 85 vjeç, i cili e përjeton me emocione e mallëngjim këtë vit të parë të pavarësisë. Ai u flet çdo ditë nipërve dhe mbesave për pavarësinë duke treguar emocionet kur e ka vizituar për herë të parë pas ndryshimeve demokratike Gjilanin, vendin ku ka lindur ai dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që nuk mundën ta shijojnë Kosovën e pavarur. “Kam ardhur në 1928-n në Shqipëri. Kemi ikur nga Kosova për shkak të Serbisë, pasi nuk e duronim dot ndëshkimin serb. Tani jam shumë i lumtur në moshën 85-vjeçare ia arrita të dëgjoj pavarësinë e Kosovës e ta jetoj këtë vit të lumtur për popullin kosovar. Të rrojë Pavarësia e Kosovës. Agimi 65 vjeç thotë se ai ka vendosur të ruajë shtëpinë e vjetër të ndërtuar para afro 100 vjetëve për të kujtuar vuajtjet dhe sakrificat e familjeve kosovare. “Ne sot jemi me kushte shumë të mira dhe jetojmë Kosovën e pavarur, ndërsa prindërit tanë nuk e patën këtë mundësi. Ne po e festojmë 1-vjetorin edhe për ata që nuk mundën, por që e ëndërruan me gjithë shpirt këtë kohë. Komuniteti kosovar këtu feston dhe tashmë kemi krijuar edhe marrëdhënie me kushërinjtë tanë në Kosovë. Dhurata më e bukur që unë kam marrë në këtë 1-vjetor është kjo hartë e gjenealogjisë së familjes Krasniqi që nga viti 1720 e deri tani. Ne madje kemi shtuar edhe disa prej emrave tanë e të fëmijëve tanë këtu. Po kështu kam marrë edhe librin e vendlindjes së të parëve Velia Glava në Gjilan. Këto i konsideroj dy dhuratat më me vlerë, pasi sjell historinë e fisit të madhe Krasniqi, rrënjët, degëzimet, por edhe pamje e përshkrime nga vendi i të parëve”. Dita e pavarësisë së Kosovës është shënuar me të kuqe në kalendarin e këtyre familjeve dhe Agimi që ka ndjekur më shumë kujdes të gjithaq zhvillimet për Kosovën thotë se kjo datë e shënuar është pritur për vite me radhë brez pas brezi. “Të parët tanë, prindërit, gjyshërit e stërgjyshërit nuk mundën ta jetojnë e na u dha mundësia ne të gëzojmë pavarësinë. Ajo që kemi dëshirë dhe urojmë të realizohet është bashkimi i trojeve shqiptare Kosovë, Maqedoni e Çamëri. Populli shqiptar me meriton një dhuratë të tillë nga vendet evropiane dhe nga “fuqitë e mëdha”, pasi ishin ato që i bënë një padrejtësi të madhe.
Festa e pavarësisë, ushqimet më të mira...
Familjet kosovare kanë vendosur që së bashku të festojnë këtë ditë duke respektuar edhe vuajtjet, sakrificat e brezave që Kosova të ishte e pavarur. Këto familje thonë se e ndjejnë këtë festë edhe për faktin se kanë pritur aq shumë për pavarësinë sa arritja më e madhe e popullit shqiptar është e dyta pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912. “Lidhja me pavarësinë dhe me flamurin është mjaft e madhe për çdo familje, por unë do të kujtoja dajën tim Mehmet Raga, i cili në Kaçanik në vitin 1968 ngriti flamurin kuq e zi”, tregon Shefki Krasniqi. Ndërkohë amvisat po përgatisin drekën e pavarësisë. “Ne na u shtua edhe një festë më shumë që ka edhe mjaft kuptim për ne”, thotë Alemshaja, e cila ishte në kulmin e punës për t’i gatitur familjes një drekë sa më të mirë.
ENDJET
“Komuniteti i Elbasanit është pjesë e kësaj ngjarjeje. Pavarësisht se kemi ndërtuar jetën në Shqipëri e përjetojmë këtë ditë sikur të ishim në Kosovë. Të parët tanë kanë ardhur në Shqipëri pas genocidit serb dhe në vitet 1935 janë stabilizuar në Fushë-Mbret. Fillimisht kanë qenë rreth 35 familje, ndërsa tani numërohen rreth 200 familje. Kemi patur gjithmonë një shkuarje të mirë me bashkatdhetarët vendas”.
DOLLITË
“Do të bashkohemi të gjithë bashkë siç e kemi zakon në raste festash e do të ngremë dolli për pavarësinë e Kosovës, ky fëmijë i shumëpritur tashmë u bë 1 vjeç. Le të bëhet një mijë vjeç e më shumë”, uron Shefki Krasniqi. Bashkë me të trokasin gotat dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët jo rrallë dhe përloten në këtë festë. “E kemi pritur gjatë, jemi të lumtur që mbërriti”!
SHPRESA
“Të parët tanë, prindërit, gjyshërit e stërgjyshërit nuk mundën ta jetojnë e na u dha mundësia ne të gëzojmë pavarësinë. Ajo që kemi dëshirë dhe urojmë të realizohet është bashkimi i trojeve shqiptare Kosovë, Maqedoni e Çamëri. Populli shqiptar me meriton një dhuratë të tillë nga vendet evropiane dhe nga “fuqitë e mëdha”, pasi ishin ato që i bënë një padrejtësi të madhe”.