Guttenberg viziton nesër Kosovën
PRISHTINë- Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor Freiherr zu Guttenberg do të arrijë nesër për vizitë dyditore në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me autoritete e larta shtetërore, drejtues të EULEX-it dhe KFOR-it.
Gjatë kësaj vizite ministri gjerman do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe do të vizitojë qendrën e KFOR-it në Prishtinë dhe kontingjentin e KFOR-it gjerman në Prizren.
Më 30 mars ai do të ketë një takim në zyrat qendrore të EULEX-it në Prishtinë me zëvendës shefin e EULEX-it Roj Rivs, shefin e Komponentit të Policisë së EULEX-it Udo Moler, dhe Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar Piter Feith.
Guttenberg para largimit nga Kosova do të mbajë një konferencë për media, në ora 11.00, në pjesën ushtarake të Aeroportit të Sllatinës. Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ministri gjerman do të udhëtojë drejt Sarajevës.
(m.a/express/BalkanWeb)