Berat, bizneset ndihen të kërcënuar nga taksat e larta
Bizneset në qytetin e Beratit ndihen të kërcënuar nga taksat e larta. Rritja e tyre ka çuar në falimentim të disa bizneseve, ndërsa rreth 1600 biznese në qytetin e Beratit, rritjen e taksave e quajnë si hap të gabuar të qeverisjes aktuale. Edhe pse kryeministri Berisha kishte premtuar se me ardhjen në pushtet do të ulte taksat, ky premtim nuk u mbajt. Aktualisht në këtë krizë ekonomike që ka përfshirë vendin, pronarët e subjekteve ndihen të kërcënuar nga falimentimi që e shohin si mundësi për të mos rënë deficit.
Pjesa më e madhe e bizneseve kanë marrë ambiente me qira, ndërsa e shohin të pamundur të paguajnë taksat edhe pse janë të detyruar ti shlyejnë brenda afatit këto detyrime për tu shpëtuar gjobave nga institucioni i Bashkisë dhe dega rajonale e tatim taksave. Shumë biznese shfaqin si problem dhe konkurrencën e pandershme. Në lidhje me këtë problem drejtori i degës së tatimeve pranë bashkisë, Gramos Xherimeja bën të ditur se është ngritur një grup taks forcë dhe nga kontrolli i ushtruar janë evidentuar rreth 80 subjekte të palicensuara për të cilat janë marrë masa për të mos ushtruar aktivitet të jashtëligjshëm. Por, edhe pse nuk jepen shifra nga dega rajonale e tatim taksave, sesa biznese kanë falimentuara, kriza ekonomike dhe taksat e larta ka shtuar numrin e këtyre bizneseve, të cilat në pamundësi kanë mbyllur qepenat e dyqaneve. Në lidhje me problemin e rritjes së taksave dhe xhiron e tyre gjatë kësaj periudhe me rënie të ndjeshme ekonomike, pronar të disa bizneseve në qytetin e Beratit thanë se qeveria duhet të ul taksat siç premtoj dhe jo të na çoi drejt falimentimit.