Humbin jetën dy të rinj nga një aksident në Fier
Dy të rinj nga fshati Marinëz i rrethit të Fierit humbën jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (e premte), si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas burimeve policore, Marjus Kaceli, 17 vjeç dhe Eriglen Prifti, 18 vjeç, ishin duke udhëtuar me një autoveturë tip “Benz", kur për shkak të shpejtësisë së madhe u përplasën me bordurën e një ure dhe më pas përfunduan në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës’. Mësohet se dy të rinjtë u transportuan në spitalin e Fierit, por pa mundur të shpëtojnë. Nga hetimet paraprake, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë.
...