E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, dështon mbledhja e këshillit bashkiak, shkak socialistët

Një debat për miratimin e rendit të ditën në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Berat ka bërë që kjo e fundit të dështojë, madje shkak për këtë arsye janë bërë disa këshilltarë të PS- së, të cilët nuk kanë pranuar tre projektligje të paraqitura nga zyra e studim projektim të bashkisë. Burime zyrtare nga administrata e këshillit bashkiak pohuan për gazetën se këshilltarët e të majtës, të cilët përbëjnë edhe mazhorancën në këtë këshill nuk kanë pranuar të votojnë këto projektligj, duke dalë në këtë mënyrë edhe kundër kreut të bashkisë, Nasufi. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm 23 këshilltarë, ku 11 prej tyre kanë bojkotuar mbledhjen me debate, gjë e cila ka çuar në moszhvillimin e saj. Këshilltarët e PS- së kanë refuzuar me vota kundër, rendin e ditës për miratim të tre projektvendimeve të paraqitura nga zyra e urbanistikës,  që sipas ligjit këto prioritete i vendos këshilli bashkiak. Konkretisht këshilli bashkiak ka votuar dy herë për të kaluar në miratim rendin e ditës por këshilltarët e PS-së kanë vazhduar me insistim deri në bojkotim të mbledhjes. Tre projektvendimet që kanë bërë të dështoj mbledhja e këshillit bashkiak, kanë qenë kërkesa për rikonstruksionin e  rrugës Gaqi Gjika, rruga tek stadiumi në lagjen 30 vjetor dhe sheshin Demokracia para stadiumit,  si dhe rehabilitim pjesor të kanalit të ujërave të larta në lagjen 30 Vjetor. Po në rendin e ditës, dje nuk është miratuar kalimi i dhënies së ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe kompensimin e energjisë elektrike për qytetarët që përfituan në muajin shkurt. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Arenc Berati ka këmbëngulur që këshilltarët të miratonin  këtë projektvendim. Nga ana e tyre, këshilltarët e PS- së e kanë quajtur një shkelje ligji duke votuar pro këtij vendimi ndërsa kanë lënë sallën dhe janë larguar duke bojkotuar mbledhjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›