Tiranë, 63-vjecarja e humbur para 1 viti, familjarët apel në News 24
TIRANë- Personi që po shihni në këtë foto rezulton e humbur që prej datës 27 korrik të një viti më parë. 63-vjecarja Bukurie Zhukri është larguar nga banesa e saj në zonën e ish-parkut të autobusave në Tiranë dhe që prej atij momenti familjarët nuk kanë asnjë informacion. Rasti është denoncuar dhe në komisariatin e policisë së zonës ndërsa familjarët kanë afishuar njoftimin për humbjen e 63 vjecares në disa zona të kryeqytetit madje dhe jashtë tij.
Bukurie Zhukri vuante nga humbja e kujtesës dhe në momentin e largimit mëngjesin e 27 korrikut ka dalë nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë. Familjarët kanë më shumë se 8 muaj që nuk dinë asgjë për fatin e 63-vjecares, nënë e tre fëmijëve. Ata bëjnë apel për këdo që ka informacion duke lënë në dispozicion dhe dy numrat e tel. 0682584774 dhe 0693239485.
(m.a/News24/BalkanWeb)