Berat, dy aksidente me motorr brenda 2 orësh
BERAT- Berati tronditet nga një tjetër aksident me motorr. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Berat- Skrapar, ku shtetasi Ilir Demiraj humbi jetën si pasojë e përplasjes me një makinë, në vendin e quajtur Vodicë.
37 vjecari Ilir Demiraj po udhëtonte me mjetin e tij tip motorr në krah të kundërt, ndërsa është përplasur me një automjet që vinte përballë. 37 vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shënohet si viktima e dytë brenda dy orësh në Berat, si shkak i aksidentit me motorr.
Aksidenti i mëparshëm ndodhi në fshatin Luma, ku 27 vjecari Ilir Halili, gjeti vdekjen pas përplasjes së mjetit të tij motorr me murin e një ndërtese dy katëshe. 27 vjecari nga fshati Luma i Beratit ka qenë duke udhëtuar në këtë rrugë me këtë motor, kur një kalimtar i ka prerë rrugën dhe në tentative për të shmangur kalimtarin, 27 vjecari ka humbur kontrollin e motorrit duke u përplasur me murin.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme si shkak i përplasjes së fortë. Ne te dyja rastet shkak i aksidentit me motorr, ka qenë pakujdesia.
(m.a/BalkanWeb)