Berat, dy arrestime për krimet e ‘97-ës
Vjeshta e sivjetme është parashikuar të jetë vjeshta e fundit e lirisë për personat që kanë kryer krime të rënda në vitin 1997 në qytetin e Beratit. Policia e këtij qyteti ka prangosur dje dy persona të akuzuar për krime të rënda, duke e çuar në katër numrin e të arrestuarve për krime të vjetra vetëm gjatë dy muajve të fundit.
Në kuadër të operacionit me emrin e koduar "Vjeshta e fundit", Policia e Beratit arrestoi dje dy persona, njëri prej të cilëve akuzohet për një krim të kryer në maj të vitit 1997, ndërsa tjetri dyshohet për vrasje të katërfishtë, por është arrestuar për një tentativë vrasjeje, që ka ndodhur të martën në mbrëmje.
Edmond Xhelanji
Policia e Beratit deklaroi dje arrestimin e Edmond Xhelanjit, 30 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e një taksisti në bashkëpunim me disa persona, ende të pa arrestuar nga policia. Burime të komisariatit të policisë së këtij qyteti bëjnë me dije se Xhelanji u arrestua mbrëmjen e së martës në banesën e tij, ndërkohë që ishte në hetim prej disa kohësh. 30-vjeçari, lindur dhe banues në lagjen "Uznovë" të këtij qyteti, akuzohet për vrasjen e shtetasit Rauf Doko nga qyteti i Poliçanit. Doko mësohet se punonte si taksist në qytetin e tij, ku dhe u prenotua ditën e ngjarjes nga 30-vjeçari dhe dy shokë të tij. Xhelanji mësohet se më 5 maj të vitit 1997 ndodhej në qytetin e Poliçanit ku dyshohet se kishte kryer një vjedhje me dy persona të tjerë. Ata kanë hipur në taksinë e Dokos për t‘u kthyer në Berat. Gjatë rrugës, në vendin e quajtur "Qafa e Shën Todit", djemtë janë grindur me njëri-tjetrin dhe taksisti dëgjoi gjithçka rreth krimeve që ata kishin kryer gjatë asaj dite. Sapo kuptuan se taksisti po i dëgjonte, Edmond Xhelanji me dy shokët e tij kanë vendosur ta vrasin atë. Ata e qëlluan taksistin me armë dhe trupin e tij e hodhën në një kanal në anë të rrugës. Më pas, ata braktisën edhe mjetin, duke menduar se kështu mund të humbnin çdo gjurmë. Trupi i taksistit u gjet disa ditë më pas, ndërkohë që për ngjarjen policia nuk ka mundur të sigurojë prova nga vendi i ngjarjes. Për këtë krim, organi i prokurorisë ka nisur të hetojë vite më parë, por dosja është mbyllur disa herë për mungesë të dëshmitarëve dhe provave nga vendi i ngjarjes. Muajt e fundit dosja është rihapur nga policia, çka ka sjellë arrestimin e Xhelanjit dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve.
Altin Frashëlliu
Një 31-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autor i një vrasjeje të katërfishtë në vitin 1997, është arrestuar të martën në mbrëmje nga Policia e Beratit. Altin Frashëlliu në fakt u arrestua për një tentativë vrasjeje, por policia deklaron se ai është i dyshuar për vrasjen e katër anëtarëve të një familjeje në vitin 1997, kur grabiste udhëtarët në akset rrugore të Qarkut të Beratit. Frashëlliu, lindur dhe banues ne lagjen "Donika Kastrioti" në Berat, është kapur në flagrancë nga forcat e policisë, në kohën që po tentonte të vriste shtetasin Ilir Sulka, gjithashtu i dyshuar nga policia si anëtar i bandave të Beratit në 1997-ën. Nga burimet policore mësohet se Frashëlliu dhe Sulka ishin anëtarë të bandave rivale në vitin e mbrapshtë dhe katër personat që dyshohet se u vranë nga Frashëlliu në atë kohë ishin të afërm të Sulkës.