Skandali, Fazliç mori toka shtetërore
Damir Fazliç, shtetasi serbo-boshnjak, i akuzuar nga Shqipëria për pastrim parash, ka blerë në qytetin e Durrësit, ku do të ndërtohet parku energjetik, tokë shtetërore. Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim dokumentacionet e ardhura nga hipoteka e Durrësit, ku rezulton se Fazliç, krahas blerjes së tokës nga banorët e zonës, ka marrë me çmime qesharake edhe tokën shtetërore, ende e pandarë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore, sipas të cilës, në kuadër të hetimeve për pastrim parash, të hetuarit i janë bllokuar rreth 12 hektarë në vendin ku do të ndërtohet një vepër energjetike. Prokuroria tha se do të marrë në pyetje zyrtarët e shtetit, që kanë firmosur shitjen e tokës shtetërore. Pritet që në ditët në vijim në Prokurorinë e Tiranës të paraqiten personat që kanë dhënë OK që Fazliç të merrte dynymët për një "copë bukë". Hetuesit e prokurorisë deklarojnë se kanë në shqyrtim materialin e ardhur nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Durrësit, ku rezulton se biznesmeni i huaj është një superpronar, madje zotëron 12 hektarë tokë. Burimet nga akuza qendrore saktësojnë se disa ditë më parë, Hipoteka, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës që të evidentojnë të gjitha pronat e Fazliç dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka sjellë përgjigje se serbo-boshnjaku dispononte në fshatin Rinia, në Porto Romano (Durrës) dy prona me rreth 12 hektarë sipërfaqe, e cila dyshohet se është blerë për rreth 600 mijë euro nga banorët e zonës. Krahas blerjes nga banorët, Fazliç rezulton se ka blerë tokë edhe nga shteti. Për çmimin e blerjes, burimet pohojnë se është tepër i lirë me çmimet e tregut, por hetuesit nuk preferojnë të japin detaje në shifra, pasi çështja është nën hetim. Por, mësohet se, pas konstatimit të këtyre parcelave, organi i akuzës vendosi bllokimin deri në përfundim të hetimeve.
Toka në Durrës
Në kuadër të hetimit për Fazliç, për aferat për pastrim parash në Shqipëri, prokuroria i kërkoi disa javë më parë hipotekave që të evidentonin të gjitha pasuritë e tij në emër të kompanisë "Crown Acquisitions". Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ktheu disa ditë më parë përgjigjen se "Fazliç rezulton të jetë pronar i 12 hektarëve në fshatin Rinia, në Porto Romano, Durrës". Dokumentet e pronësisë janë bllokuar në cilësinë e provave materiale për hetimet që kanë nisur mbi Fazliç dhe bizneset e tij. Sipas Hipotekës, shuma e përgjithshme e shpenzuar për këtë blerje është vetëm 600 mijë euro. Ndërsa e gjithë pasuria e Fazliç, në pjesën veriore të Durrësit, atje ku Kryeministri Berisha ka deklaruar se do të ndërtohet Parku Energjetik, është aktualisht një tokë e regjistruar dhe e njohur zyrtarisht në emër të firmës. Pronat e Fazliç në Hipotekën e Durrësit janë bllokuar dhe me to nuk mund të kryhet asnjë lloj veprimi, deri në përfundim të hetimeve. Kërkesa ka ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme. Nisja e hetimit duket se do të çojë edhe në bllokimin e hapave të mëtejshëm për ngritjen e kompleksit energjetik në veri të qytetit-port, i cili konsiderohet shkatërrues për mjedisin dhe komunitetin, sipas banorëve.