E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen 50 makina brenda parkut të Ministrisë së Brendshme

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer dje në mesditë në parkun e Ministrisë së Brendshme, duke shkaktuar djegien e të gjitha makinave të bllokuara nga Policia Rrugore. Dyshohet shumë se zjarrvënia ishte e qëllimshme, duke shkaktuar dëme të mëdha që bien në kurriz të qytetarëve, të cilëve u janë bllokuar përkohësisht automjetet për mungesa të dyshuara dokumentacioni. Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se të paktën 50 makina që ishin parkuar pas bllokimit nga ana e qytetarëve për mungesë dokumentacioni, u përfshinë nga flakët që shpërthyen për shkaqe ende të paqarta. Drejtori i Repartit të Mbrojtjes kundër Zjarrit, Haki Hoxha, deklaroi në vendngjarje se ka dyshime të forta që zjarri ishte i qëllimshëm. Bëhet fjalë për të paktën 50 automjete të djegura plotësisht nga një zjarr që pikënisjen e kishte në vendparkimin e parkut të Ministrisë së Brendshme, ndoshta në një nga makinat e bllokuara. Parku i Ministrisë së Brendshme ndodhet në Unazën e Re, përpara vendit të quajtur pallatet me shigjeta dhe momentalisht aty zjarri është afruar shumë dhe te pallatet ngjitur me parkun.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›