Garda shoqëron kreun e antimafias italiane me makinë të blinduar borxh
Garda e Republikës i ka marrë borxh ushtrisë një automjet të blinduar për të shoqëruar Kryeprokurorin e antimafias italiane, Piero Grasso, gjatë vizitës në Shqipëri. Dje, në institucionin qendror të akuzës, Grasso ka takuar përsëri Kryeprokuroren Ina Rama, ndërsa shoqërohej nga një eskortë prej disa automjetesh. Pas daljes nga prokuroria, punonjësit e Gardës së Republikës, në prani të efektivëve të ruajtjes së personaliteteve, janë mobilizuar duke bllokuar rrugën. Dhjetëra gardistë kanë rrethuar automjetin e blinduar, duke e shoqëruar jashtë godinës së akuzës. Megjithëse ishte një mjet i blinduar, Grasso shoqërohej edhe nga automjete të tjera të Gardës, e cila e kishte vlerësuar ruajtjen fizike të prokurorit italian në nivelin maksimal. Punonjësit e Gardës gjatë kohës që Grasso gjendej në takimin me prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, kanë marrë në dorë kontrollin në prokurori. Ata kontrollonin të gjitha lëvizjet e personave. Situata e djeshme ngjasonte me një skenar filmi italian, ku prokurorët mbroheshin nga supereskorta. Duket se ngjarjet e një dekade më parë në Itali janë kujtuar nga zyrtarët e lartë të Gardës së Republikës, të cilët mobilizuan të gjithë arsenalin për ruajtjen fizike.
Automjeti i blinduar
Krahas dhjetëra efektivëve, Garda e Republikës kishte marrë borxh për shoqërimin e prokurorit italian edhe një automjet të blinduar. Sipas burimeve nga Garda, automjeti i është marrë ushtrisë shqiptare, duke parë rëndësinë e kësaj vizite. Duke qenë një personalitet, që në Itali njihet si drejtuesi i hetimeve për organizatat kriminale të tipit "Cosa Nostra", "Camorra" apo "Sacra Corona Unita", shteti shqiptar është mobilizuar deri në grykë që Grassos mos t‘i "hyjë gjemb në këmbë" gjatë kohës që do të vizitojë institucionet e drejtësisë shqiptare. Përgjatë 72 orëve, numri një i antimafias italiane është shoqëruar nga të paktën 15 efektivë të Gardës, madje ai lëvizte me automjetin tip "Lancia", pronë e ushtrisë shqiptare, e cila ishte e blinduar. Burimet thanë se zyrtarë të Gardës, disa ditë më parë, i kanë kërkuar zyrtarisht shefit të Shtabit automjetin, pasi do të shoqëronin një personalitet të rëndësishëm. Përgjigjja e ushtrisë ka qenë pozitive, pasi automjeti gëzonte një "formë" të mirë.
Lëvizjet e Grassos
Dje, Kryeprokurori i antimafias italiane, Piero Grasso, ka zhvilluar një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela. Ai është shoqëruar nga akuza qendrore në drejtim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, megjithëse është një distancë e shkurtër, nga një autokolonë e vërtetë me masa të rrepta sigurie. Madje, eskorta e tij ngjasonte me eskortën e Presidentit Xhorxh Bush, gjatë vizitës që kreu në Shqipëri. Pas këtij takimi, Grasso është rikthyer në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pas një takimi me Ina Ramën është nisur, rreth orës 15:30, në Itali.
Kryeprokurori i antimafies italiane, Piero Grasso, ka zhvilluar dy ditë më parë takime me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ministrin e Brendshëm, Bujar Nishanin si dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.