Ronaldo: Mund ta lë futbollin
Dikur një fenomen i jashtëzakonshëm për futbollin, por që pas një dëmtimi të rëndë nuk mundi ta marrë më veten. Bëhet fjalë për brazilianin Ronaldo, i cili është në dyshim për të ardhmen e tij, ose të paktën kështu mund të gjykohet deklarata e tij e fundit. Kur i kujtojnë propozimin e presidentit të Sienës, Lombardi Stronati, sulmuesi brazilian, përgjigjet: "E falënderoj, por nuk e di vërtet se çfarë do të më duhet të bëj në të ardhmen. Nuk e di në do të vazhdoj të luaj, apo do tërhiqem. Nuk kam marrë ende një vendim".