Shteti nuk ekzekuton vendimet penale
Qeveria ka premtuar zbatimin e çdo vendimi të gjykatës. Ndërkohë, drejtësia shqiptare krijon paradokse të çuditshme. Një qytetar me vendim të formës së prerë ka fituar pronën e tij në mes të "Bllokut" në Tiranë, ndërkohë "Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare" nuk e liron objektin se nuk ka ku çon gjeneratorin. Ky është edhe arsyetimi, me të cilin Përmbarimi gjykon se nuk duhet ekzekutuar vendimi i gjykatës.
Gazetarët e "Fiks"-it biseduan me z.Robert Lalo, i cili i ka drejtuar një shkresë ankese institucionit të "Avokatit të Popullit", në datë 05.07.2006, duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mos ekzekutimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë, rrethit Tiranë. (Vendimi i kësaj gjykate; Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të lirojë shtëpinë dykatëshe të ndodhur në lagjen "11 Janari"). Nga zyra e "Përmbarimit" i është dërguar palës debitore lajmërimi për ekzekutimin vullnetar, e më pas është biseduar verbalisht me drejtoreshën e "Shërbimeve Qeveritare" znj. Elsa Meksi, për të bërë të mundur ekzekutimin e titullit ekzekutiv. Sipas drejtoreshës, për momentin është i pamundur ekzekutimi. Në bodrumet e kësaj ndërtese aktualisht ndodhet një sistem kaldaje, të cilat janë në funksion të ngrohjes së vilës Nr.31.
Për zhvendosjen e këtij sistemi kaldajash, kërkohet një buxhet financiar i konsiderueshëm, kjo drejtori nuk ka fonde financiare të parashikuara për çmontimin e kaldajave dhe gjithë sistemin diku tjetër, pa penguar mbarëvajtjen e përdorimit të vilës Nr.31, e cila përdoret për pritje të ndryshme qeveritare.
Këto kanë qenë edhe shkaqet për vonesën e ekzekutimit të "Titullit Ekzekutiv".
Vendimi Nr. 6318, i datës 20.12.2004 i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë vëren se; pala e paditur gjatë hetimit gjyqësor të çështjes pretendoi se është i vërtetë fakti që paditësi (Robert Lalo), është njëri nga bashkëpronarët e banesës dhe të truallit të saj ndodhur në rrugën "Pjetër Bogdani", dhe se prej tyre përdoret bodrumi i banesës, në të cilën janë vendosur disa kaldaja, të cilat shërbejnë për funksionimin e sistemit të ngrohjes për disa nga banesat e tjera përreth, të cilat janë në administrimin e tyre, dhe se zhvendosja nuk është bërë për arsye financiare. Gjykata, pasi u njoh me pretendimet e palëve, provat e paraqitura prej tyre, çmon se kërkesëpadia është e bazuar në prova dhe në ligj dhe si e tillë duhet pranuar. Paditësi së bashku me bashkëpronarët e tjerë, sipas provave të paraqitura, rezulton të jetë pronar i ligjshëm i pasurisë. Për këto arsye gjykata vendosi pranimin e kërkesëpadisë.
Në një shënim thuhet se kundër këtij vendimi i është bërë ankim dhe aktet i janë dërguar Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila me vendim Nr.947, datë 04.10.2005, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.6318, datë 20.12.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Më pas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar vendimin "Mbi lëshimin e urdhrit të ekzekutimit", .ë datë 22.10.2005.