E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid: "Jo" për Mançinin, do të vijë Michel

Nëse do të vijë momenti i shkarkimit të trajnerit gjerman të Realit të Madridit, Bernd Shuster, zëvendës i tij nuk do të jetë italiani Roberto Mançini. Kjo, pasi skuadra madrilene do t‘i besohet Michel, "kolonës" historike të Realit të madh të viteve ‘80. Ndërkohë, Reali është përfshirë në merkato. Krespo është i përzgjedhuri i spanjollëve dhe mund të blihet në janar. Tratativa praktikisht është mbyllur. Zikaltërit do ta shesin me titull përfundimtar sulmuesin argjentinas për rreth 4 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›