E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton ligjet për kodin zgjedhor dhe për Prokurorinë

Dekreti i Presidentit Bamir Topi për Kodin Zgjedhor dhe projektligji për Prokurorinë, dy ligjet qe u arriten me konsensusin e PS e PD janë votuar me shumicë votash në seancën e sotme plenare, të fundit për këtë vit. Parlamenti miraton me 116 vota pro dekretin e kreut të shtetit për kodin zgjedhor, të kthyer në kuvend për shkak të mospërputhjeve për datën e zgjedhjeve dhe po kështu votohet dhe ligji i prokurorisë . Partitë politike kanë vlerësuar draftin e Ministrisë së Drejtësisë për ligjin e prokurorisë duke e cilësuar atë si ligj i cili plotëson standartet ndërkombëtare dhe përmbush të gjitha hapsirat ligjore për organizimin dhe funksionin e organit të prokurorisë. Kështu komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore i rimbledhur për dekretin e presidentit ka miratuar një dispozitë kalimtare, që sipas relatorit përkatës Arjan Madhi plotrëson kërkesën e presidentit dhe mundëson daljen e dat ës së zgjedhjeve 7 ditë pas hyrjes në fuqi të kodit. Ndërkaq edhe një herë tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane kanë shigjetuar dy forcat e mëdha se me këtë kod zgjedhor po shkatërrojnë zgjedhjet e ardhshme dhe demokracinë e vendit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›