Berat, gjendet 19-vjeçarja
BERAT - Gjendet pas pesë ditë kërkimesh 19-vjeçarja e zhdukur në Berat. Sipas policisë, O.Sulku, nga fshati Gjoroven i komunës Velabishtë, u gjet në banesën e tezes së saj në një fshat fqinj. Vajza kishte shkuar te familja e të fejuarit të saj në fshatin Kamçishtë. Pasi qëndroi një natë me ta, më pas ajo u zhduk. Prindërit e të fejuarit të saj bënë denoncimin dhe policia arriti të lokalizonte vendndodhjen e saj vetëm pas 5 ditë kërkimesh. Pas hetimeve paraprake, rezultoi se ajo ishte larguar pas një debati me vjehrrinë e saj, të cilët e akuzonin se ajo iu tradhtonte të birin që ndodhej emigrant në Greqi. d.xh