E Diel, 1 Nëntor 2026

Martesa, "Po"-ja e vonë e evropianëve

Numri i martesave në
vendet e Evropës
Perëndimore ka ardhur
duke u ulur me kalimin viteve
dhe aktualisht evropianët
presin shumë më gjatë për
t‘i thënë "po"-në njëri-tjetrit.
Sipas një studimi të fundit
të Komisionit Evropian,
edhe mosha e martesës
së parë është rritur në 2.3
vjet për meshkujt dhe 2.6
vjet për femrat në harkun
kohor 1990-2003. Në fi llim
të kësaj periudhe, gratë
martoheshin rreth moshës
24 vjeç, ndërsa burrat 27.
Sot respektivisht martesa
e parë ndodh në moshën
27 dhe 29. Njëherazi me
moshën e martesës është
rritur edhe ajo e sjelljes në
jetë të fëmijëve nga ana e
grave, e cila arriti moshën
31 vjeç në vitin 2006 në
disa vende si Italia, Irlanda
apo Spanja. Paralelisht me
këto shifra ka ardhur edhe
ajo e pakësimit të numrave
të martesave. Ato janë pakësuar
në masën 30% në
harkun kohor 1975-2005,
ose nga 3.45 milionë në
2.4 milionë. Me kalimin e
viteve, divorci është bërë
një fenomen shumë më i
zakontë dhe me procedura
më të lehta dhe njëherazi
janë shtuar edhe mënyrat e
tjera të bashkëjetesës. Pra,
marrëdhëniet alternative.
Tendenca për t‘u martuar
vonë ka sjellë si pasojë edhe
plakjen e popullsisë, çka
përbën edhe një problem të
madh, me të cilin përballen
pjesa më e madhe e vendeve
të kontinentit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›