Klinton, fare pranë postit të sekretares së Shtetit
Një javë pasi ish-rivalët
presidencialë, Obama dhe
Hilari Klinton, u takuan
për herë të parë në mënyrë të
fshehtë për të diskutuar mundësinë
e emërimit të Senatores në
postin e sekretares së Shtetit, kjo
perspektivë sa vjen e po bëhet më
e qartë. Sipas shumë njoftimeve, të
dyja palët po lëvizin me shpejtësi
drejt gjetjes së një konsensusi që
do ta bëjë ish- kandidaten një
nga njerëzit më të pushtetshëm
në qeverinë amerikane. Burime
të sigurta njoftojnë se Obama do
ta bëjë shpalljen e vendit të tij
për Hilarin të enjten e ardhshme,
pas pushimeve tradicionale të
Ditës së Falënderimeve. Një nga
pikat problematike në emërimin
e Klintonit ka qenë edhe biznesi
dhe okupimi i bashkëshortit të
saj, ish-presidentit Klinton me
fondacionet e veta të bamirësisë.
Por ky i fundit mësohet se është i
gatshëm ta rishohë pozitën e vet në
këmbim të postit të rëndësishëm
për bashkëshorten. Mësohet, gjithashtu,
se Obama e Klinton kanë
pasur edhe disa takime të tjera gjatë
javës që shkoi në lidhje me postin
e sekretares së Shtetit. Vetë Klinton
është menduar për këtë pozicion
për disa ditë dhe duket se edhe ajo
ka rënë dakord. Nëse do të marrë
këtë post, Klintonit do t‘i duhet që
të heqë dorë nga Senati, në të cilin
ajo shërben si senatore e Nju Jorkut
për dy mandate rresht.
presidencialë, Obama dhe
Hilari Klinton, u takuan
për herë të parë në mënyrë të
fshehtë për të diskutuar mundësinë
e emërimit të Senatores në
postin e sekretares së Shtetit, kjo
perspektivë sa vjen e po bëhet më
e qartë. Sipas shumë njoftimeve, të
dyja palët po lëvizin me shpejtësi
drejt gjetjes së një konsensusi që
do ta bëjë ish- kandidaten një
nga njerëzit më të pushtetshëm
në qeverinë amerikane. Burime
të sigurta njoftojnë se Obama do
ta bëjë shpalljen e vendit të tij
për Hilarin të enjten e ardhshme,
pas pushimeve tradicionale të
Ditës së Falënderimeve. Një nga
pikat problematike në emërimin
e Klintonit ka qenë edhe biznesi
dhe okupimi i bashkëshortit të
saj, ish-presidentit Klinton me
fondacionet e veta të bamirësisë.
Por ky i fundit mësohet se është i
gatshëm ta rishohë pozitën e vet në
këmbim të postit të rëndësishëm
për bashkëshorten. Mësohet, gjithashtu,
se Obama e Klinton kanë
pasur edhe disa takime të tjera gjatë
javës që shkoi në lidhje me postin
e sekretares së Shtetit. Vetë Klinton
është menduar për këtë pozicion
për disa ditë dhe duket se edhe ajo
ka rënë dakord. Nëse do të marrë
këtë post, Klintonit do t‘i duhet që
të heqë dorë nga Senati, në të cilin
ajo shërben si senatore e Nju Jorkut
për dy mandate rresht.