Berat, gjoba për abuzimin me ujin e pijshëm
BERAT- Drejtoria e ujsjellës-kanalizimieve në Berat ka rritur kontrollet për të gjithë ata që abuzojnë dhe shpërdorojnë ujin e pijshëm. Kontrolli është përqendruar në zonat ku kalon tubacioni kryesor shpërndarës i ujësjellësit të Bogovës, në fshatrat Mbrakull, Vërtok, Fushëpeshtan, Vodicë, Bregas etj. Deri tani janë shkëputur nga trungu kryesor rreth 35 lidhje të paligjshme dhe janë ndëshkuar me gjobë rreth 20 konsumatorë.
“10-15 vitet e fundit si rezultat i lëvizjeve demografike janë krijuar zona të reja urbanë, të cilat më parë ishin rurale. Këto zona kanë ujë pa ndërprerje, aty ne kemi shpërdorimet më të mëdha prandaj kemi përqendruar aty edhe vëmendjen tonë”, shprehet Drejtori i ujsjellës-kanalizimieve në Berat.
Këto masa do vazhdojnë të merren deri në furnizimin normal dhe pa probleme të konsumatorëve me ujë të pijshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)