Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Popovski, viziton nesër Shqipërinë me ftesë të Haxhinastos
02-10-2011 / Gazeta 55
Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Popovski, pritet të vizitojë nesër Shqipërinë me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto.
Në programin e vizitës përveç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të punëve të jashtme, janë parashikuar takime të ministrit Popovski edhe me kryeministrin, Sali Berisha, kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, presidentin Bamir Topi dhe minoritetin maqedonas në Shqipëri.