Shkodër, 4 të plagosur në 2 aksidente
SHKODËR- Katër persona mbetën të plagosur në dy aksidente rrugore. Ky është bilanci i regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugët e qytetit të Shkodrës.
Burime nga policia lokale deklarojnë se aksidenti i parë u regjistrua në kryqëzimin e lagjes “Skenderbeg”, kur dy automjete të parkuara në anë të rrugës janë goditur nga një mjet i tretë, i cili po qarkullonte me shpejtësi. Si pasojë e përplasjes të automjetit tip “Benz” me një autoveturë dhe një furgon, ka mbetur i plagosur drejtuesi i benzit, ndërkohë që dëmet në të tre automjetet e përfshira në aksident janë të konsiderueshme .
Aksidenti tjetër ndodhi në aksin rrugor të hyrjes së qytetit në drejtim të sheshit “Isa Boletini”. Në vendin e rreth rrotullimit, dy autovetura që udhëtonin në drejtime të ndryshme, janë përplasur. Përveç dëmeve të mëdha materiale, përplasja shkaktoi plagosjen e drejtuesve të këtyre automjeteve, si dhe të një pasagjeri që udhëtonte me to.
Të dëmtuarve po i jepet ndihma e shpejtë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
(m.a/BalkanWeb)