E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, hidrantë uji në lagjet muzeale

 

BERAT – Lagjet muzeale të Beratit nuk janë më të rrezikuara nga zjarret. Masa të forta janë marrë për të ruajtur lagjet “Kala”, “Mangalem” dhe “Goricë”. Pas një projekti të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, janë prodhuar dhe riparuar hidrantët e ujit që kanë qenë të dëmtuara. “Ky projekt do të ndikojë për ruajtjen nga zjarret të lagjeve muzeale”, u shpreh inxhinieri i ujësjellësit Thoma Kajana. Sipas tij, të ndodhur përballë një situate tepër të vështirë për ruajtjen e lagjeve muzeale nga zjarret, kjo ndërmarrje ka ngritur një grup pune për të zbatuar projektin e përgatitur. 30 hidrantë janë riparuar dhe janë në gatishmëri të plotë, ndërsa 20 të tjerë janë prodhuar të reja. Pas këtyre masave, sipas specialistëve lagjet muzeale të qytetit të UNESCO-s janë më të sigurta nga zjarret.                                      d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›