Berat, hiqen 69 furgonë-taksi
• BERAT – Bashkia e Beratit heq nga lista e mjeteve taksi të licencuara 69 furgonë.
Në bazë të një udhëzimi të Ministrisë së Transporteve është vendosur që në Berat të qarkullojnë vetëm 16 furgonë 8+1, nga 85 që janë të regjistruar nga pushteti vendor. Sapo kanë mësuar për vendimin, pronarët e furgonëve kanë reaguar, duke thënë se i kanë blerë makinat me para borxh ose me kredi, të cilën nuk e kanë shlyer ende. Sipas tyre, gjatë veprimtarisë së tyre, ndonëse ishin të pajisur me licenca dhe kishin paguar taksat, pushteti vendor dhe policia nuk i ka mbrojtur nga konkurrenca e paligjshme. Ata janë ankuar dhe në Bashkinë e Beratit, por nuk dihet nëse do të marrin një përgjigje pozitive, pasi vendimi është marrë nga Ministria e Transporteve. d.xh