“Të vegjlit”, jo reformë me Sali Berishën
• Pas ftesës për në NATO, rikthehet debati në politikën shqiptare.
Aristir Lumezi
Reforma zgjedhore ka risjellë edhe njëherë në skenë debatin brenda të majtës për reformën zgjedhore. Xhufi, Gjinushi, Milo, Ceka, Vasili u shprehën dje kundër reformave me Berishën. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Pëllumb Xhufi reagoi dje pas deklaratave të bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore të opozitës, Kastriot Islami për të bërë sa më shpejt ndryshimet në Kushtetutë. Sipas Xhufit qëndrimi i PS-së është një qëndrim arrogant. “Kjo do të thotë që të veprosh me arrogancë. Ky është vullneti i politikës së vjetër për të bërë zgjedhje të manipuluara për të krijuar institucione të deformuara. Megjithatë do i kundërvihemi në mënyrë institucionale në Parlament”, tha Xhufi. Në të njëjtën linjë me LSI-së qëndron edhe PDS. Kreu i kësaj partie, Paskal Milo bëri të ditur dje se do të kundërshtohen të gjitha nismat që po mundohen të vënë në jetë dy partitë e mëdha. Sipas tij, me propozimin për ndryshimet në Kushtetutë realisht po përgatitet një reformë false, pasoja e së cilës do të sjellë zgjedhje me probleme. “Ne do të kundërshtojmë përpjekjet e partive të mëdha për ta manipuluar jetën politike përmes një farse reformë që po përgatisin dhe do të vazhdojmë të kërkojmë, që të ulemi në tavolinë për të bërë një reformë serioze dhe ti shërbejë së ardhmes”, tha Milo. Ndërsa kryetari socialdemokrat, Skënder Gjinushi tha dje se, “opozita duhet të jetë e bashkuar me këtë qëndrim, dhe jo vetëm opozita por edhe shumë forca të djathta që të kuptojnë se s’ka reforma reale me Sali Berishën” “Qoftë edhe reforma zgjedhore, e cila edhe për të bërë atë që është formale, pra ndryshimet në kod, që deri dje këto janë bërë, edhe për këtë tregon se nuk është gati dhe jo më të bëjë ndryshimet në praktikë. Një njeri që nuk hezitoi të bëjë masakrën e Gërdecit nuk e ka problem të bëjë një Libofshë të dytë, apo një ‘96 të dytë me procesin zgjedhor”, tha Gjinushi. Duket se pas “qetësisë” që politika shqiptare kaloi gjatë ditëve të Samitit të Bukureshtit, debati dhe kundërshtitë do të kthehen menjëherë në kuvendin e Shqipërisë, për shkak se partitë e vogla nuk janë dakord me sistemin zgjedhor për të cilin kanë rënë dakord dy partitë e mëdha. Dy ditë më parë, bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore Kastriot Islami u shpreh se për realizimin e reformës është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës, në mënyrë që të realizohen më pas ndryshimet në Kodin zgjedhor. “PS ka arritur në konkluzionin që duhet të propozojë një amendament kushtetues ku pasqyrohet një sistem proporcional, me lista shumë emërore, dhe mbi bazën e ndarjes territoriale të qarkut. Këto të gjitha janë të pasqyruara në amendamentin kushtetues i cili në ditët në vijim, pasi të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, do të miratohet në parlament”, tha Islami.
Propozimet e PS, sot në komisionin e Ligjeve
Komisioni i Ligjeve do të diskutojë sot propozimet e Partisë Socialiste, lidhur me reformën zgjedhore. Këto propozime të cilat janë bërë në konferencën e kryetarëve më 10 mars, nga kryetarja e grupit parlamentar Valentina Leskaj, duhet të ishin diskutuar rreth dy javë në parë, por ngjarja e Gërdecit shtyu diskutimin e tyre. Në draftin e depozituar në Kuvend nga ana e socialistëve propozohet ndryshimi i sistemit zgjedhor nga ai maxhoritar i përzierë me proporcional, që është sistemi aktual në sistem proporcional me zona shumë emërore. “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur mbi bazën e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shumë emërore”, thuhet në pikën 1 të draftit të socialistëve. Gjithashtu një tjetër ndryshim do të jetë ai i zonave zgjedhore, të cilat nuk do të jenë më 100 si në sistemin aktual, por do të ndahen në bazë të ndarjen administrative, pra me 12 prefektura. Njëkohësisht kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë do të përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ndërkohë sipas draftit të PS-së “Rregullat për caktimin e kandidatëve, për regjistrimin e zgjedhësve, për zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmërinë e zgjedhjeve si dhe rregulla të tjera të nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve përcaktohen nga ligji për zgjedhjet”.
PS-PD reformë farsë
Kreu i PDS-së, Paskal Milo tha dje se, do të kundërshtohen të gjitha nismat që po mundohen të vënë në jetë dy partitë e mëdha. Sipas tij, me propozimin për ndryshimet në Kushtetutë, realisht po përgatitet një reformë false, pasoja e së cilës do të sjellë zgjedhje me probleme. “Ne do të kundërshtojmë përpjekjet e partive të mëdha për ta manipuluar jetën politike, përmes një farse reformë që po përgatisin dhe do të vazhdojmë të kërkojmë, që të ulemi në tavolinë për të bërë një reformë serioze dhe t’i shërbejë së ardhmes”, tha Milo.
Opozita në gjendje lufte
Kryetari i PAD-së Neritan Ceka tha dje se, opozita është e përçarë, pasi reforma me Berishën do të thotë tradhti. “Opozita para se të ketë debatin për reforma duhet të jetë e bashkuar për një qëllim. S’ka reforma me Berishën, kryeministër dhe reforma me PD me Berishën kryeministër janë thjesht një tradhti, nuk ka asnjë emër tjetër që mund të karakterizojnë ato. Opozita jo vetëm që është e përçarë, por do të thoja se ajo është në luftë me njëra-tjetrën dhe është një luftë që PS në këtë moment vendimtar për ndërtimin e shtetit shqiptar në mënyrën më absurde ia ka hapur vetë opozitës”, tha Ceka.
Dy partitë kanë dështuar
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili, tha dje se reformat e dy partive të mëdha kanë dështuar. “Reformat mes PS dhe PD kanë sjellë vetëm dështime. Ende pa u kthyer Berisha nga Bukureshti, njerëz të PS kanë bërë gati edhe konsensusin edhe përmirësimet kushtetuese etj., në një kohë që ftesa për në NATO na detyron me obligime krejt të tjera, shumë më të mëdha se më parë, për të krijuar konsensuse të gjera dhe për të mos ia besuar më kryefajtorëve të tjerë PS-PD fatin e zgjedhjeve tona. Kjo është diferenca e madhe që ne kemi”, tha Vasili.