Pijet alkoolike helmojnë italianin
• Alkooli i merr jetën një marinari italian, ndërsa shoku i tij ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rreziku.
VLORE/QEMAL BIRAKU
Mjekët kanë përcaktuar si shkak të vdekjes intoksikacionin nga pijet e ndryshme alkoolike, ndërsa hetimet po vazhdojnë dhe mbi cilësinë e ushqimeve dhe pijeve të konsumuara.
Dy italianët, Françesko Volia, 35 vjeç dhe Emiliano Xhuliano, 27 vjeç, të dy nga qyteti i Barit në Itali janë paraqitur në gjendje të rëndë mbrëmjen e së shtunës në urgjencë. Deri pak orë më parë ata, bashkë me shokët e tyre të peshkimit kishin konsumuar një sasi të konsiderueshme pije alkoolike në një nga lokalet në zonën e Triportit. Marinarët kishin zbarkuar në tokë pas 5 ditësh peshkimi në brigjet e Adriatikut. Ata peshkonin në këto ujëra dhe më tej tregtonin frutat e detit në Vlorë. Pasi kishin zbarkuar në Triport, marinarët kishin dalë për të festuar pasi gjahu kishte qenë i mirë për ta.
Sipas të dhënave, së bashku dhe me disa shokë të tyre kishin ngrënë peshk si dhe fruta deti të ndryshme të shoqëruara me verë e disa orë më vonë kanë shkuar në hotel. Njëri nga peshkatarët ka treguar se pas darkës në një nga restorantet e zonës së Triportit, të rinjtë i janë drejtuar hotelit ku akomodoheshin dhe aty kishin porositur në dhomë birra dhe uiski. Sipas të mbijetuarit, ka qenë duke hyrë në dush kur është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat. Më pas është rënduar dhe gjendja shëndetësore e marinarit tjetër. Kolegët e tyre menjëherë kanë transportuar të sëmurët për në spital, por gjendja e 35-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar dhe si pasojë ka ndërruar jetën pas një ore në spitalin e qytetit. Ndërsa marinari i dytë, falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve i ka shpëtuar vdekjes, por ende nuk ka dijeni për fatin e shokut të tij. Sipas mjekëve, Françesko Volia ka ndërruar jetë si pasojë e një intoksikimi nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe përzierjes së pijeve të ndryshme, ndërsa paraprakisht nuk është konstatuar ndonjë përzierje e dyshimtë. Për ngjarjen e rëndë është njoftuar policia e Prokuroria e Rrethit dhe ekspertët e tyre po hetojnë për të saktësuar shkaqet e saj. Nga të hetimet e para rezulton se, pas darkës në restorant ata kanë ngrënë pica e kanë pirë pije të tjera alkoolike. Prokuroria ka marrë disa mostra të pijeve alkoolike dhe të ushqimit që kanë konsumuar marinarët, dy të sëmurët dhe shokët e tyre, të cilët rezultojnë se kanë konsumuar të njëjtat ushqime e pije. Janë marrë në pyetje të gjithë marinarët që kanë pirë së bashku si dhe punonjësit e lokalit e ata të hotelit. Për ngjarjen është njoftuar konsullata italiane në Vlorë, e cila ka njoftuar familjen e marinarit të vdekur si dhe të marinarit që është sëmurë. Mbas kryerjes së ekspertizave mjeko ligjore, trupi i marinarit do të tërhiqet nga familjarët e tij për në Itali.