E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, apel për çobanin shurdh-memec

• SARANDE – Prej 2 vitesh jeton në fshatin Markat të Sarandës një i ri, i cili as nuk flet e as nuk dëgjon.

Banorët e zonës, nga mëshira e kanë punësuar si çoban, ndërsa i kanë siguruar ushqimin e strehimin, por ata i bëjnë apel familjarëve që të interesohen për të. Sipas banorëve ai mbërriti në zonën e thellë dy vite më parë, por ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë askush nuk është kujtuar për fatin e tij. Ai nuk nxjerr asnjë fjalë, duke i bërë banorët të dyshojnë se ai është shurdh-memec dhe shenjat e pakta të komunikimit nuk të tregojnë asgjë për jetën e tij. Omer Bejko është kujdesur për të që në momentin e parë, duke e mbajtur në stanin e bagëtive. Që prej asaj kohe e ka ushqyer dhe i vjen keq ta dëbojë. Dhe vetë kryesia e fshatit Markat ka nisur kërkimet për të gjetur nga ka ardhur djali, i cili tregon mbi 20 vjeç, por nuk kanë mundur dot, duke e lënë mister fatin e tij.  sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›