Masive kromi mbi burimin e ujit të pijshëm në Korçë
• Ndërtimi i një sheshi grumbullimi pa leje për mineralin e kromit mbi pellgun ujëmbledhës të Turanit në Korçë rrezikon seriozisht helmimin e ujit të pijshëm.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Sheshi po ndërtohet nga biznesmenët Adriatik Curi dhe Bajram Hoxhalli, të cilët kanë blerë 4.7 dynym truall, i cili ndodhet mbi ujëmbledhësin e Turanit, vetëm 200 metra larg pompave që furnizojnë Korçën me ujë të pijshëm. Ai do të shërbejë si pikë transit grumbullimi dhe pastrimi e mineralit të kromit të nxjerrë nga një minierë në Voskopojë dhe më pas do të transportohet jashtë vendit. Kanë qenë organet e pushtetit vendor dhe në shkallë qarku që dhanë alarmin se funksionimi i këtij vendgrumbullimi është një kërcënim i madh për shëndetin e banorëve. Vasilika Petri, kimiste e laboratorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, ka theksuar rrezikshmërinë që sjell qëndrimi i mineralit pranë ujëmbledhësit. “Minerali, duke qenë i ekspozuar në shi, dëborë e diell bëhet i rrezikshëm për njeriun. Nëse ai duke qëndruar nën efektin e agjentëve atmosferikë, kthehet në trivalent apo gjashtë valent bëhet shumë herë më i rrezikshëm, mbasi shndërrohet në shumë kancerogjen”, është shprehur ajo. Ndërkohë, bëhet e ditur se dy biznesmenët nuk zotërojnë asnjë leje për ndërtimin e këtij sheshi, fakt ky që konfirmohet nga Komuna e Drenovës, si edhe Agjencia e Mjedisit dega Korçë. Vetëm Inspektorati i Mbrojtjes së tokës ka reaguar për të mos lejuar tjetërsimin e tokës bujqësore në shesh grumbullimi të mineralit. Këta u kanë vendosur dy biznesmenëve edhe gjobë prej 30 mijë lekësh dhe detyrimin që ta kthejnë tokën në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë që bëhet e ditur se deri ditën e djeshme gjoba nuk është shlyer nga dy biznesmenët dhe se punimet për ndërtimin e sheshit të ndërtimit kanë vijuar normalisht. Para dy ditësh lajmin se një firmë anonime dhe e jashtëligjshme po kryen punime ilegale mbi pellgun ujëmbledhës të Turanit e ka mësuar edhe prefektja e Korçës, Elfrida Zefi. Ajo e ka konsideruar ndërtimin e këtij objekti një risk për shëndetin e njerëzve. Ndërkohë prefektja ka kërkuar që pushteti vendor i komunës së Drenovë, Inspektorati i Mbrojtjes së tokës bujqësore dhe KRRT-ja e Këshillit të Qarkut të zbatojnë ligjin duke pezulluar ndërtimin e objektit, duke kthyer sipërfaqen e tokës bujqësore që është dëmtuar dhe detyruar dëmtuesit të shlyejnë deri në fund gjobën, që iu është vënë.