E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, ishte dënuar për falsifikim, prangoset 35 vjeçari

Një 35- vjeçar nga Berati është arrestuar mbrëmjen e së premtes, pasi ishte dënuar nga gjykata me gjashtë muaj burg dhe 40.000 lekë gjobë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit. Burime të Komisariatit të Policisë Berat bëjnë me dije se mbrëmjen e së premtes është bërë arrestimi i 35- vjeçarit Enton Doksani, banor në lagjen Dëshmorët e Kombit, për të cilin është ekzekutuar  vendimi penal me numër 299 i datës 28 dhjetor të vitit 2007 të Gjykatës së Rrethit të Beratit si dhe urdhri i ekzekutimit të datës 31 janar 2009 i prokurorisë së rrethit. Sipas burimeve të policisë lokale, gjykata e kishte dënuar 35- vjeçarin Doksani me 6 muaj burg dhe 40.000 lekë gjobë për veprën penale të  falsifikimit të dokumenteve të identifikimit. Organet e drejtësisë nisën hetimet ndaj Doksanit dy vite më parë, pas akuzave të ngritura ndaj tij për falsifikimin të letërnjoftimeve, vizave, stampave dhe formularëve të ndryshëm, por ai u shpëtoi prangave të policisë duke u larguar jashtë vendit. Pas hetimeve në mungesë, ai u dënua nga gjykata, ndërkohë që dy ditë më parë është bërë ekzekutimi i urdhër ndalimit ndaj tij për vuajtjen e dënimit.  

Email This Klikime: 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›