E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderim viktimave të sistemit komunist, Përkujtim për viktimat, që vuajtën në epokën e një sistemi të egër

Rënia e simboleve të komunizmit në Shqipëri, në 20 shkurt të vitit 1991 përkujtohet me hapjen e një ekspozite
Në përkujtim të rënies së simboleve të komunizmit në Shqipëri, në 20 shkurt të vitit 1991, dje në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist, që rikthen në vëmendjen e vizitorëve një pjesë të vogël të krimeve të regjimit komunist në vendin tonë. Ekspozita solli për të pranishmit një pjesë të vuajtjeve të regjimit komunist, të cilat sollën edhe një herë në memorie ato ngjarje tragjike të viteve të diktaturës. Ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist, përmbante fakte dhe dëshmi të krimeve që janë kryere për periudhën kohore të viteve 1943-90 në vendin tonë. Në çeljen e kësaj ekspozite mes pjesëmarrësve të shumtë morën pjesë dhe përfaqësues të shtetit si kryeministri i vendit Sali Berisha, Ministri i Kulturës Ylli Pango, përfaqësues të turpit diplomatik në vendin tonë etj. Në qendër të ekspozitës ishte instalacion i përbërë nga një gardh me tela me gjemba 15-metra i gjatë dhe 3-metra i lartë. Sipas organizatorëve ky ishte një simbol për të kujtuar vuajtjet e mijëra shqiptarëve që vuajtën në burgjet dhe kampet e punës gjatë kohës së diktaturës. Rreth instilacionit ishin printime të fotografive origjinale bardhë e zi, të cilat sillnin përpara të pranishmëve fakte nga skenat më rrëqethëse të kohës së komunizmit në vendin tonë. Të gjitha këto shoqëroheshin me pamje filmike, të cilat shfaqin momente të dhunës dhe krimeve të kryera gjatë gjithë periudhës së diktaturës. Të gjitha këto sëbashku me foto-instilacionet, u shfaqnin për herë të parë. Ministri i Kulturës Ylli Pango në fjalën e tij theksoi se kjo ekspozitë është hapur në nderim të viktimave, por sot përkujtohet dhe data 20 shkurt, si dita e rënies së simboleve të komunizmit në vendin tonë. Data 20 shkurt, është data e rrëzimit të simboleve komuniste, data që qeveria shqiptare ka vendosur ta përkujtoj gjithmonë si dita e nderimit të viktimave të shumta të komunizmit shqiptar të diktaturës më gjakësore që njeh të Europa, u shpreh ministri Pango. Sipas tij ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist, vjen me një rend kronologjik të ngjarjeve, por ndërkohë kjo ekspozitë shërben dhe si përkujtim për viktimat e sistemit të egër komunist në vendin tonë. Në këtë ekspozitë në jemi përpjekur që të paraqesim në rend kronologjik vitet e luftës e deri në telat me gjemba të viteve 90-të, tmerret e diktaturës. Me këtë ekspozitë ne përkujtojmë të gjithë viktimat, martirët që përjetuan në këtë epokë skëterrin e një sistemi të egër duke besuar se shpirtrat e tyre ndodhen sot në qiell, u shpreh ndër të tjera ministri Pango. Ekspozita dje pati shumë vizitorë. Një prej tyre ishte dhe ish i dënuari politik Nik Sokoli. Shkodrani i cili i kaloi 12 vitet e jetës së tij në burgun e Ballshit tregon se edhe sot ka akoma shumë për të bërë, në lidhje me ata njerëz që vuajtën në burgjet e diktaturës. Meqenëse Shtet e Bashkuara të Amerikës e luftuan komunizmin ndërkombëtar edhe në Shqipëri, ne kërkojmë që të na ndihmojnë si të përndjekur politik që ne jemi. Ne na kanë lënë shumë mbrapa shqiptarët tanë. Unë kam bërë burg në Ballsh të Fierit dhe atje kam kaluar 12 vite të jetës sime,tregon ai. Më tej ai shton se: U dënova për agjetacion dhe propagandë gjoja kundër pushtetit popullor. Nuk dua të flas shumë për vuajtjet se tashmë ato dihen se si kanë qenë. Por dua që Partia Demokratike sot të na ndihmojë. Kjo parti duhet të mos na lërë ministrat e Enverit sërish në fuqi, po ashtu edhe në gjykata janë po njerëz të diktatorit Enver, të cilët po na shtypin akoma, përfundoi shkodrani Nik Sokoli. Ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist përmban fakte dhe dëshmi të krimeve të komunizmit, që fillojnë që në nëntor të vitit 1944, shtypjen e mendimit të lirë, vrasjet masive dhe djegiet, asgjësimi i intelektualëve dhe torturat makabre të armiqve të popullit, por gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite janë dhe vrasjet në kufi në vitet 1988-89-90. Nga statistikat e publikuara nga Ministria e Kulturës gjithsej të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit numërohen 6535 viktima. Prej tyre numërohen klerikë katolikë 120 persona, myslimanë 60 persona, bektashinj 83 persona, ortodoksë 39 persona. Por gjatë viteve të komunizmit u shkatërruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare, prej të cilave 740 xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manastire katolike, 530 teqe e tyrbe. Fondi i ekspozitës Nderim viktimave të sistemit komunist do të integrohet dhe do të jetë bërthama e një pavijoni të përhershëm në Muzeun Historik Kombëtar, për tu transferuar në një muze të ardhshëm vetëm për genocidin e periudhës së komunizmit në vendin tonë.

*****************************************************************************
Rubenc Shima: Gardhi me gjemba, lapidar për njerëzit që u masakruan

Ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist përmban materiale, të cilat janë marrë nga arkiva të institucioneve të ndryshme. Për realizimin e kësaj ekspozite kontribuuan Agjencia Telegrafike Shqiptare, Arkivi Qendror i Shtetit, Arkivi Ministrisë së Brendshme, Arkivi i Filmit Dokumentar të televizionit Shqiptar, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Instituti Përndjekurve Politikë, Komiteti Kulteve, Galeria Kombëtare e Arteve, Muzeu Historik Kombëtar, Qendra e Studimeve Albanologjike, etj. Për fondin e saj ka punuar një grup pune i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, por dhe historianë si dhe njerëz të artit. Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubenc Shima u shpreh se për të gjithë këtë ekspozitë është punuar me shumë kujdes dhe përkushtim, pasi çdo material është studiuar me kujdes. Materialet që u përdorën për ndërtimin e kësaj ekspozite janë materiale origjinale të arkivit të ndryshme. Të gjitha këto janë punuar në një kohë blic, për të bërë të mundur selektimin dhe zgjedhjen e materialeve, pasi shumica e tyre ishin në një situatë jo shumë të lehtë për ne për ti gjetur, ndaj dhe koha që kemi pasur në dispozicion dhe burimet që kemi përdorur mendoj se janë ato që e ndërtuan këtë ekspozitë, theksoi ai. Drejtori i GKA si një prej njerëzve që është marrë më shumë me këtë ekspozitë tregon se janë hequr emrat nga fotografitë, për arsye se nga familjarët e viktimave mund të krijohen dhe situata të rënda emocionale. Dua të sqaroj diçka që me të drejtë mund të lindi gjatë vizitës së ekspozitës. Për arsye thellësisht etike janë hequr emrat nga fotografitë, sidomos për të evituar disa materiale që dolën për herë të parë, të cilat i përkasin vrasjeve në kufi, të viteve 1988-89,90, të cilat janë foto me ngjarje që kanë ndodhur 20 vjet më parë, kur edhe vetë familjarët e viktimave nuk i kanë parë fëmijët e tyre përgjatë momentit kur janë vrarë. Për të ruajtur etikën janë evituar emrat e tyre, pasi mund të krijohen skena jo të këndshme,u shpreh Shima. Për drejtorin e GKA Shima, të punosh me një ekspozitë të tillë ka vlerë vërtetësia historike dhe e faktimit të dokumentit. Për mua ka qenë eksperiencë e parë, pasi kuptohet profili im është më tepër artistik, por është luajtur më tepër me simbolikën për të sjellë ndërtimin e një strukture instilacioni siç është një gardh 3 metra i lartë dhe 15 metra i gjatë me tela me gjemba. Është luajtur me këtë simbolikë, për të përcjellë pamje apo imazhe, të cilët jetë njerëzish këto 50 vjet kanë parë dhe kanë qenë pjesë e peizazhit, pjesë e interierëve të tyre të jetës së përditshme. Njëkohësisht simbolika e gardhit me gjemba është dëshira që i shty shqiptarët gjatë viteve 1988-89,90 për ti kaluar këto gardhe dhe për të takuar perëndimin, u shpreh Shima. Më tej ai shtoi se: Këto janë struktura janë lapidare memorial, për këta njerëz që u masakruan në këto gardhe në tentativën e tyre për t u larguar nga vendi. Unë sot jam shumë i revoltuar nga mashtrimi qeverive të atyre kohëve, të cilat në të njëjtën kohë deklaronin se kalimi i paligjshëm i kufijve dënohet vetëm me pesë vjet heqje lirie dhe ky ishte mashtrimi më i madh që u bë qytetarëve shqiptarë dhe në të njëjtën kohë vriteshin dhe masakroheshin gjatë këtyre gardheve. Elementi tjetër që është dh

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›