Berat, komisioni me tre veta duhet të shqyrtojë 13 mijë dosje
Misioni i Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefekturës së Beratit është thjesht i pamundur. Sipas shefit të kësaj zyre, Nuri Behari, gjatë një viti kjo zyrë arriti të nxjerrë 13 mijë akte pronësie të pavlefshme, që janë pa vula e firma të komisioneve përkatëse. Behari pohon për gazetën se shkeljet konsistojnë kryesisht edhe në falsifikimin e emrave në certifikatat e lëshuara në komunat apo bashkitë ku ka pasur ndërmarrje bujqësore dhe këto shkelje kanë shkuar zinxhir deri në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku janë "ligjëruar" titujt e pronësisë.
Numri i parregullsive është jashtëzakonisht i madh në Berat dhe komisioni i përbërë nga tre persona e ka praktikisht të pamundur të shqyrtojë çdo çështje në afatin prej tre vjetësh që parashikohet në ligj. Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë ka për detyrë të shqyrtojë këto raste, por në harkun kohor të 8 muajve ka mundur të shqyrtojë vetëm 27 nga 13 mijë dosjet (!). Komisioni ka dërguar pranë gjykatës vetëm dy çështje, si dhe të ketë 24 çështje të pjesshme, por ka marrë edhe vendime deri në masa administrative, si ekzekutim vendimi me gjoba për shkelje të rënda si në Komunën e Tërpanit, ku gjobat arrijnë deri në pesë milionë lekë.
Gjatë kontrollit, ky komision ka konstatuar shkelje të tilla që në një akt pronësie të jepen deri në tetë ngastra toke në mënyrë të jashtëligjshme. Shpesh komisioni, sipas ligjit i shfuqizon këto akte, por ka raste kur këto çështje përfundojnë në gjykatë. Gjatë verifikimit të akteve të pronësisë, komisioni i ngritur pasi konstaton shkeljet ka të drejtën ligjore edhe për marrje masash, duke gjobitur direkt kryetarin e komunës apo shefin e kadastrës.
Behari thekson, ajo që është më e rëndësishmja është që ky komision të ndërgjegjësojë edhe publikun që në rast se ka pronë tokë dhe nuk e ka me të gjitha procedurat që përmban një akt ligjor i pronës duhet menjëherë të bëjë plotësimin e dokumentacionit për t‘u pajisur me akt pronësie brenda ligjeve, ndërsa për sa u përket shkeljeve që kanë konstatuar nga kadastrat e komunave e deri te hipoteka e rrethit, duhet që organet kompetente të merren me këtë punë, ky komision është ngritur vetëm për konstatimin dhe verifikimin e akteve të pronësisë.