Porosia e Berishës për prefektët
Në tetor të vitit të kaluar, Kryeministri Berisha, gjatë një takimi me prefektët e qarqeve të vendit u dha detyrë për ndjekjen dhe verifikimin e ankesave që rrjedhin nga ndarja abuzive e tokës, bazuar në ligjin e ri për titujt e pronësisë të miratuar në korrikun e një viti më parë. Pas vendimit të qeverisë për mosabrogimin e ligjit 7501, më 1 tetor hyri në fuqi ligji për verifikimin e tapive të shpërndara që synon evidentimin e tokave të shitura në mënyrë abuzive, kundrejt ryshfeteve, apo dhe të zaptuara nga zyrtarë lokalë e qendrorë. Me të nisur punën, në drejtim të komisioneve të ngritura në prefektura mbërriti një fluks i konsiderueshëm ankesash. E gjithë problematika e grumbulluar gjatë 18 viteve të fundit vërshoi në formën e ankesave të ndryshme.
v.q.
v.q.