E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, komunat ende të bllokuara nga dëbora

Ditën e djeshme situata e pazakontë me rënien e dëborës në qarkun e  Beratit, ka bërë që ende disa pjesë të rrugëve në komuna dhe fshatra të tre rretheve të qarkut të Beratit janë të bllokuara dhe izoluara nga bora. Ditën e djeshme deri në orët e pasmesditës sipas drejtorisë së policisë kanë vazhduar të jenë të bllokuara rrugët në komunat e rrethit të Skraparit dhe pikërisht në Gjerbës, Leshnje, Potom si dhe ajo e Çepanit pjesërisht. Ndërsa në rrethin e Beratit vazhdon të jetë me ngarkesë dhe e pakalueshme rruga në Komunat Sinjë dhe Terpan. Në punë për hapje të rrugëve është vënë dhe shtabi i emergjencave ndërsa nga Këshilli i Qarkut bëhet e ditur se situata është nën kontroll. Të gjitha mjetet teknike  janë në gatishmëri për gjendjet e vështirësuara. Nëpër akset e asfaltuara dhe rrugët që kanë pasur borë është bërë hedhja e skorjeve dhe kripë. Por edhe pse situata vazhdon të jetë problematike në zonat e largëta malore, nuk ka pasur asnjë incident automobilistik,bëjnë të ditur burime të drejtorisë së policisë. Ndërsa të 34 fshatrat e rrethit të Skraparit ndodhet komplet të izoluara ndërsa të bllokuara mbeten Qafa e Dervris, Potomit si dhe zona e Çepanit. Ndonëse në shtabin e emergjencës nuk është paraqitur ndonjë rast problematik disa prej kryetarëve të komunave në linjë telefonike janë shprehur për gazetën se problem në këto zona janë ushqimi dimëror për blegtorinë, por edhe për probleme të tjera në energji dhe në ushqime për banorët e zonës kanë qenë problematike për disa fshatrat të këtij rrethi.     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›