Ish të burgosurit politikë, të zhgënjyer nga qeveria dhe politika

Dita e rrëzimit të simboleve të komunizmit pas 18 vitesh i gjen të përndjekurit më të persekutuar se kurrë
Ish të përndjekurit vazhdojnë të ngelen edhe në ditët e sotme shtresa më e viktimizuar e shoqërisë shqiptare. Të gjitha pushtetet që kanë ardhur janë munduar të tallen dhe përbuzin këtë shtresë duke u sjellë në mënyrën më çnjerëzore me mijëra njerëz që i shpëtuan tmerreve të regjimit komunist. Pushtetet e ardhura pas vitit 1991 u sollën me të persekutuarit në të njëjtën linjë që përcaktoi katovica e famshme, duke i mbajtur sa më larg nga pushteti, nga rehabilitim dhe duke i lënë në mjerim dhe përbuzje. Qeveria e Sali Berishës i mashtroi me letra me vlerë të cilat ngelën në sirtarët dhe dyshekët e tyre si një ëndër e parealizuar, ndërkohë që dhe sot e kësaj dite Shqipëria nuk është ndarë përfundimisht nga krimet e diktaturës. Ligji i dosjeve i rrëzuar nga gjykata Kushtetuese, e përbërë nga njerëz të cilët kanë qenë shërbëtorë të regjimit dhe kanë firmat e tyre në një sërë vrasjesh apo dënimesh me vdekje, firmosi edhe një tjetër dënim për ligjin i cili megjithëse i keq dënonte në një farë mënyre të kaluarën komuniste. Në kuadër të Ditës së Ndërtimit të Viktimave të Sistemit Komunist, në ambientet e muzeut Historik Kombëtar dhe të hapjes së një ekspozite në Nderim Viktimave të Sistemit Komunist", të mbijetuar dhe bashkëvuajtës të atij regjimi, pohuan për gazetën Sot, se ndjehemi të fyer dhe të zhvlerësuar nga politika postkomuniste, sepse ajo nuk u angazhua asnjëherë seriozisht për dëmshpërblimin tonë moral dhe material. Sipas tyre, të dy forcat e mëdha politike, e kanë shfrytëzuar ligjin e ndarjes nga e kaluara, pra atë të Lustracionit, për interesa të ngushta politike aktuale.
Një nga të përndjekurit politikë zoti Besim Ndregjoni thotë se: Vota e ish të përndjekurve do të të jetë kundër qeverisë nëse dëmshpërblimi prej 2 miliardë nuk nis brenda 15 marsit siç ishte premtuar. Besim Ndregjoni deklaron se kjo kategori nuk do të tolerojë shtyrjen e afatit me ligje të tjera shtesë. "Nuk ka asnjë të drejtë qeveria të ndalojë ligjin e dëmshpërblimit. Në qofte se në baze të ligjit këto nuk e zbatojnë vendimin, atëherë dhe ne do tu përgjigjemi këtyre me ligj si shkelës të ligjit", tha Besim Ndregjoni. Një kusht tjetër që do të përcaktojë destinacionin e votës së ish të përndjekurve politikë, është dhe përafrueshmëria e tyre në Parlament. "Qeveria duhet të jetë në partneritet me ne nëse do të marr votën tonë. Në votën kësaj radhe si të përndjekur politike, si pronarë do ta japim duke i paraqitur partneritetin qeverisë, duke i paraqitur kandidaturat tona", vijoi Ndregjoni. Pak kohë më parë mazhoranca solli në Kuvend një draft që parashikonte zgjerimin e rrethit të përfituesve nga dëmshpërblimmi. Por Ministria e Financave e kundërshtoi atë sepse fatura shtesë rrezikonte të digjte fondin e 2009. Ndërkohë që shumë të tjerë shprehen se për shtresën e të persekutuarve dhe të ish pronarëve është ndjekur politika e përbuzjes dhe jo e rehabilitimit.
***********************************************************
Kryetari i Shoqatës të Burgosurve Politikë, Tanush Kaso,
Shoqata jonë përfshin vetëm të burgosur politikë dhe familjarët e tyre. Qëllimi i saj është integrimi i kësaj shtrese në rrugë demokratike. Kohët e fundit, ne i kemi bërë një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Dëmshpërblimit, i cili ka disa mangësi, ndërkohë qeveria na ka premtuar se do ta rishohë këtë ligj. Të gjithë ne si anëtarë të kësaj shoqate jemi të shqetësuar jo vetëm për veshjen me nuanca politike të këtij ligji, por edhe për qëndrimin e mbajtur nga ndërkombëtarët për dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Ndërkohë, nga Këshilli i Evropës kanë ardhur dy projekt-rezoluta; njëra në vitin 1996 e cila kaloi në heshtje dhe nuk dha asnjë rezultat, dhe tjetra 10- vjet më vonë, pra në vitin 1996, e cila pati fatin e të parës. Komunizmi si ideologji ka rënë në Shqipëri, por gjurmët e tij janë të freskëta në shpirtrat tanë. Për këtë arsye, ne jemi pro hapjes së dosjeve, jo për tu hakmarrë, por për të parë njeri-tjetrin dhe secili të zë pozicionin social ashtu siç i takon, u shpreh kryetari i Shoqatës të Burgosurve Politik. Qeveria aktuale në pushtet ka mbajtur një qëndrim jo korrekt ndaj ish të përndjekurve politik, ndërkaq, ne kemi shprehur pakënaqësinë tonë tek të gjitha ambasadat e huaja në Shqipëri, sidomos tek ajo Amerikane dhe Britanike. Ish i përndjekuri politik, pas dy dekadash demokraci, ndjehen akoma të persekutuar dhe të lënduar nga qëndrimi i mbajtur ndaj tyre.
********************************************************
Bafqar Hazir Mema, i internuar për arsye politike
Ne, si kategoria më e vuajtur nga regjimi komunist, kemi pritur dhe kërkojmë më shumë nga Partia Demokratike, të paktën ata që na kanë dënuar persekutuar ne dhe na kanë pushkatuar të afërmit tonë, mos të qëndrojnë sot në disa institucione shumë të rëndësishme të vendit, si gjykata, prokurori etj. Jam nga Kuksi dhe që kur isha 2- vjeç, pra në vitin 1945 më internuan bashkë me vëllezërit dhe motrat në Berat-Tepelenë deri më 1951, natyrisht për arsye politike. Familja ime në atë kohë përbëhej nga 14- anëtarë. Babai im, Sulajman Mema, vdiq gjatë internimit nga vuajtjet e mundimshme dhe uria. Më pas mua dhe vëllezërve të mi na u ndalua kategorikisht shkollimi. Pas viteve 90, me vështirësi të mëdha, bëra rivarrimin babait. Grumbullin e kockave të tij i gjeta me ndihmën e disa bashkëvuajtësve gjatë internimit, tek Mullinj e Tepelenës. Aty pranë meje ishin edhe 2000 veta të tjerë, të cilët kërkonin eshtrat e të afërmve të tyre. Nga qeveria në pushtet, nuk kërkoi të hakmerrem, por kërkoj që ata që më vranë babin të mos jenë sot funksionar gjykatash dhe prokurorish. Dhe së fundmi, dy forcat e mëdha politike duhet të bëjnë në marrëveshje për sa i përket Ligjit të lustracionit.
*******************************************
Avni Xhomaçi, ish i dënuar me vdekje
Jam nga Kolonja dhe isha vetëm 17- vjeç kur më dënuan me vdekje bashkë me babanë. Babanë e pushkatuan sipas vendimit, ndërsa mua më falën ngaqë isha shumë i ri në moshë, por megjithatë tre nga vëllezërit e mi, patën fatin e tim ati. Më pas ndaj meje u ndërmorën një sërë kufizimesh, si për shkollimin ashtu dhe për profesionin që do të bëja. Siç e sheh dhe vetë, sot jam shumë i emocionuar nga përkujtimi që sapo u zhvillua, ai më kujtoj shumë brenga të kahershme. Dua të them se tashmë nuk ka shumë rëndësi dëmshpërblimi material për klasën tonën sepse pjese më e madhe e të përndjekurve nuk janë gjallë, pjesa tjetër janë në një moshë të thyer, por të paktën, qeveria mos të tallet me këtë klasë sot, duke na premtuar fushatë pas fushate dëmshpërblimin e sigurt e ish të përndjekurve politik sa për të fituar pushtetin.
****************************************
Mark Gjon Alia, ish i burgosur
Përveçse dua të rrëfej paksa dramën familjare dhe personale të shkaktuar nga sistemi komunist, së pari dua të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për aktivitetin sotëm si respekt kushtuar viktimave të pafajshme. Kur isha 17- vjeç, më dënuan me 5- vite burg, për arsye përgatitje për rrëzimin e Pushtetit Popullor dhe arratisje nga Shqipëria. Pas viteve 90 kam botuar disa libra në lidhje me dëmshpërblimin e ish të burgosurve politik, në të cilët shpreh zhgënjimin e thellë për zhvlerësimin që i është bërë kësaj shtrese sociale. Sipas mendimit tim kjo klasë ka të drejtë ti rikthen sadopak vlerat morale dhe materiale. Sipas tij, gjërat kanë arritur në atë pikë, ku vihen në dyshim nëse krimet e komunizmit kanë qenë të drejta apo jo. Hapja e dosjeve pa nuanca politike dhe prapavija elektorale do të ishte një ngushëllim i thellë për të gjithë të lënduarit e ish të burgosurve politik. Për këto 20- vitet e fundit, për integrimin e kësaj shtrese janë bërë gjëra shumë sipërfaqësore dhe modeste. Ndërsa aktiviteti që u zhvillua sot, në Nderim Viktimave të Sistemit Komunist", më kujtoi të gjitha dhimbjet dhe tmerret e kaluara.
********************************************
Nazmi Selimja ish i përndjekur politik
Kam kaluar vite të dh