Socialistët akuzojnë qeverinë se po fsheh krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin

Meksi: Qeveria të marrë masa për përballimin e krizës ekonomike globale
Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Ermelinda Meksi ka shprehur shqetësimin e saj, për rënien ekonomike që po përjeton Shqipëria nmë saj të qeverisjes së keqe të qeverisë Berisha. Sipas zonjës Meksi, Shqipëria po përjeton një rënie ekonomike, sidomos në këtë fazë të krizës ekonomike globale. Partia Socialiste mendon se qeveria në vend të propagandës së arritjeve duhet t'i tregojë opinionit publik me transparencë masat që janë marrë apo duhen marrë, sepse këtu nuk bëhet më fjalë për lojë politike, por për jetë njerëzish dhe familjesh të tëra. Mendojmë që nuk është më koha për euforinë e rritjes ekonomike. Por është koha të dëgjohen partnerët tanë ndërkombëtarë si dhe të dëgjohet edhe zëri i vuajtur i qytetarëve, pavarësisht se jemi në periudhën paraelektorale, u shpreh Meksi. Deputetja Meksi i ka bërë thirrje kryeministrit të lërë mënjanë vetëkënaqësinë që mund të krijojnë alpet e Davosit e të kthejë sytë nga alpet e Tropojës e të gjithë Shqipërisë dhe të kuptojë se familjet shqiptare kanë filluar t'i ndjejnë pasojat e krizës që ai refuzon t'i shohë dhe të njohë e të pranojë realitetin. Meksi deklaroi se dërgesat e emigrantëve janë në rënie, dhe pritet që efektet e tyre të jenë te rëndësishme e afat-gjata. Sipas saj, rënia e realitetit të rënies së prodhimit, rënies së eksporteve, apo atë të rënies së vlerës së lekut ku një rritje e inflacionit është e pashmangshme sjell rritje të çmimeve me pasojë rënien e mëtejshme të fuqisë blerëse e për rrjedhojë nivelit të jetesës. Gjithashtu, rritja e vlerës së kësteve të kredive bën të vështirë pagesën e tyre dhe thelluar kolapsin. Meksi tha se edhe nëse do i referohemi shifrave të Ministrisë së Financave për një rritje ekonomike prej 9.9% gjatë nëntë mujorit të parë të vitit që shkoi dhe shifrës përfundimtare prej 7.2 % rezulton se në tremujorin e fundit të 2008-ës kemi pasur një rritje me vlerë negative, që në gjuhën ekonomike quhet recesion. Meksi bën një paralele duke thënë se në vitin 1996,kryeministri për interesa elektorale siguroi shqiptarët se paratë e tyre ishin më të pastrat dhe më të sigurtat në botë. Edhe në vitin 2009, për të njëjtat interesa në kushtet e një krize mbarëbotërore, kryeministri përsëri siguron shqiptarët se falë rritjes ekonomike dyshifrore sipas tij, jeta e tyre është parajsë, ndërsa mjerimi ka kapur familjet dhe rënia e vlerës së Lekut po e thellon më tej këtë mjerim. Meksi theksoi se Qeveria duhet pa humbur kohë të mos u fshehë realitetin ekonomik shqiptarëve, apo t'u mohojë atyre informacionin e nevojshëm për të njohur të vërtetën, në një kohë kur në vendet e përparuara qeveritë japin informacion mujor mbi treguesit e ekonomisë e veçanërisht mbi punësimin në mënyrë që të garantojë se nuk do t'u bëjë më shumë dëm duke humbur me tej vendet e punës apo të ardhurat e tyre në këto pak ditë që i kanë mbetur kësaj qeverie.Realiteti tregon se Shqipëria dhe shqiptarët, tha Meksi ndodhen përpara një situate të vështirë ekonomike me pasoja akoma të paparashikueshme edhe nga më optimisti i qeverisë së Sali Berishës. Shumica e shqiptarëve janë të zhytur në borxhe në pamundësi reale për t'i shlyer ato. Paraja po fluturon nga xhepat e qytetarit, sidomos te shtresës së mesme, sepse shtresat dikur në nevojë, tashmë janë për kafshatën e bukës. Mjerimi ka pushtuar qytetet dhe fshatrat tona, por natyrisht kjo nuk mund të shihet nga ballkoni kryeministror. Papunësia, në kushtet e vështirësive të ndërmarrjeve që po mbyllen apo zvogëlojnë aktivitetin, po arrin nivele të frikshme dhe asnjë premtim i pambajtur i kryeministrit nuk mund të ngjallë më shpresë tek shqiptarët, përfundoi Meksi.