E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shumica e rrugëve kombëtare, të bllokuara

Pjesa më e madhe e rrugëve kombëtare dhe sidomos atyre dytësore dhe rurale në qarkun Shkodër, janë të bllokuara. Lajmi baht i ditur nga burime zyrtare nga shtabi i Emergjencës së ngritur në Qarkun Shkodër, si dhe nga policia rajonale. Në rrethin Shkodër është i bllokuar aksi rrugor Shkodër-Dukagjin, në Malin e Shoshit ku ka rreth 1 metër dëborë. Kurse aksi rrugor Shkodër-Pukë është i kalueshëm me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Në rrethin Malësi e Madhe është i pakalueshëm aksi Rrapsh, Komuna Kastrat, Selcë, Qafë Bordolec deri në Vermosh. Gjithashtu, i pakalueshëm është dhe aksi Bogë-Qafë Thorë, ku ka rreth 80 cm. dëborë. Sakaq, në rrethin e Pukës janë të bllokuara rrugët rurale Pukë- Iballë dhe Pukë- Qelëz. Akset e tjera rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë dhe vetëm për vetura. Në të gjitha këto zona po punohet me makinat borëpastruese për zhbllokimin e tyre dhe shërbimet tona të Policisë Rrugore kanë shtuar kontrollin në këto akse dhe po përballojnë me suksese situatën e krijuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›