Shërbimet dhe produktet bankare
Bujar Leskaj
Sistemi bankar shqiptar përgjithësisht ka përmirësuar jo vetëm sasinë, por dhe cilësinë e shërbimeve. Por përsëri mbeten akoma për t’u bërë në funksion të përmirësimeve të mëtejshme. Një rrugë e mundshme për përmirësim është minimizimi i mëtejshëm i pagesave cash në ekonomi. Fushatat sensibilizuese dhe puna që Banka e Shqipërisë ka bërë në vite për këtë gjë mendoj se i kanë dhënë frytet e veta në një shtim të shërbimeve bankare sidomos prirjeve drejt masivizimit të llogarive bankare dhe kartave të pagesës. Këtu dua të theksoj dhe bashkëpunimin nga ana e qeverisë (para dhe pas vitit 2005) e cila ka ndihmuar duke kanalizuar pagat e buxhetorëve nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Kushtëzimi i një praktike të tillë, i ideuar nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore, edhe për bizneset private do të çojë më tej përdorimin e shërbimeve bankare të pagesave duke minimizuar pagesat cash në ekonomi.
Por mendoj se objektivi në këtë drejtim do të ishte arritur më mirë nëse në këtë proces do të kishte një bashkëpunim me korrekt edhe nga ana e sistemit bankar. Bankat e nivelit të dytë nuk duhet ta shohin veten vetëm si përfituese në këtë proces por mendoj se duhet të bëjnë më shumë për mbështetjen dhe masivizimin e shërbimeve bankare. E them këtë pasi akoma dhe sot ndeshim komisione të larta në shërbime bankare të cilat për raste të veçanta shkojnë deri në 3 %. Sipas një llogaritje të thjeshtë, një biznes në Shqipëri i cili ka një marzh fitimi neto prej 15%, nëse përdor një shërbim bankar për të cilin do duhet të paguajë një komision sa 3% të xhiros i bie t’i paguajë bankës një shumë sa 20% të fitimit të tij neto, kosto kjo më e madhe se vetë norma aktuale e tatimit. Pra me këto nivele komisionesh shërbimet bankare shkaktojnë për bizneset një kosto të krahasueshme me pagesat e tatimit ose e thënë ndryshe një tatim të dytë. Kostoja e shërbimeve bankare duhet të jetë në nivele atraktive për biznesin, duke bërë më tërheqës krejt sistemin bankar të aftë që t’i bashkëngjitet përpjekjeve të Qeverisë për formalizimin e ekonomisë shqiptare.
Në kuadër të përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve bankare, vërehet një shtim dhe përmirësim të produkteve bankare gjatë vitit 2007. Kjo natyrisht që është shpejtuar dhe nga rritje e konkurrencës së sistemit bankar. Por për përmirësimin e shërbimeve, mendoj se Banka e Shqipërisë duhet t’i kushtojë më tepër vëmendje transparencës së çmimeve për shërbimet që bankat ofrojnë. Në rolin e saj si bankë e bankave, Banka e Shqipërisë duhet të jetë mbrojtëse e interesave të publikut duke orientuar sistemin bankar drejt një niveli të ulët risku dhe një niveli të lartë transparence dhe korrektësie. E theksoj këtë pasi akoma dhe sot në tregun bankar gjen banka të cilat nuk reklamojnë me transparencë dhe vërtetësi çmimet e produkteve të tyre, dhe sidomos huave. Kjo jo vetëm që prek interesat e publikut por cenon dhe funksionimin e sistemit bankar. Pra rritja e transparencës besoj do t’i shërbejë jo vetëm publikut që përdor shërbimet bankare, por dhe vetë bankave të cilat në thelb mbeten biznese që njëherazi i shërbejnë dhe përfitojnë prej tij.
Por edhe pse në rritje bankat përsëri angazhojnë një pjesë jo të vogël të burimeve në blerjen e bonove të thesarit. Një shqetësim që do të doja të shprehja në lidhje me këtë pikë ka të bëjë me vazhdimin e normave të larta të interesit për këto instrumente. Që prej shumë vitesh qeveria siguron një pjesë të burimeve të financimit nëpërmjet huamarrjes nga publiku me anë të shitjes së bonove të thesarit. Shqetësimi këtu qëndron tek normat e larta të interesi të cilat në pjesën më të madhe i përfitojnë bankat. Viti 2007 jo vetëm që ruajti, por theksoi rritjen e normave të interesit për bonot e thesarit. Bankat e nivelit të dytë vazhdojnë të sigurojnë fitim të pastër në kurriz të buxhetit të shtetit për shkak se nga mënyra e zhvillimit të ankandit normat e interesit për bonot e thesarit mbeten të larta. Nuk ka dyshim se gjendemi në një situatë alogjike financiare në të cilën bonot e thesarit, instrumenti më i sigurt në vend, paguajnë norma interesi më të larta se depozitat bankare. Në këtë pikë mendoj se Banka e Shqipërisë përveç ndërhyrjeve që ka bërë në këtë treg për stabilizimin e normave të interesit duhet të inkurajojë pjesëmarrjen e publikut në blerjen e bonove. Ky inkurajim i shoqëruar dhe me një liberalizim të vërtetë tregut do të ulte koston e borxhit për qeverinë nga njëra anë, si dhe do të rriste përfitimet nga investimi për publikun, nga ana tjetër. Gjithashtu kjo do të shërbente dhe si një sinjal pozitiv për bankat që të menaxhojnë më mirë burimet e tyre drejt financimit të ekonomisë reale. Me këtë dua të theksoj që autoritetet përgjegjëse që drejtojnë këto operacione të ligjshme e të nevojshme financiare nuk mund të vazhdojnë “të fshihen” pas parimeve klasike të ekonomisë së tregut, apo “dorës së padukshme” të Adam Smithit që tani mësohet që në leksionet e shkollës së mesme, por të vazhdojnë të inkurajojnë liberalizimin e tregut, transparencën e tij, shtimin e aktoreve, etj. Hapja funksionale e rrjetit për tregun sekondar të bonove të thesarit, rritja e pjesëmarrjes së individëve në tregun e bonove të thesarit si dhe diversifikimi i shërbimit të tyre janë probleme që do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje nga autoritetet më të larta financiare e bankare.