E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama të reflektojë për Kushtetutën

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do t’i reshtë përpjekjet për të sqaruar lidershipin e PS-së, Edi Rama, që të reflektojë ndaj ndryshimeve në Kushtetutë, të miratuara në Kuvend në fillim të kësaj jave.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke iu përgjigjur interesimit të mediave lidhur me deklaratën e ditës së shtunë të zëdhënëses së kryesisë së PS-së, që i kërkonte atij të “flakë tutje armët e politikës së vjetër, duke ndalur diversionet, shantazhet dhe ultimatumet për Partinë Socialiste dhe të kontribuojë pozitivisht, bashkë me të tjerët, në zgjerimin e frontit opozitar për të fituar zgjedhjet e vitit 2009”, tha Meta. Sipas kreut të LSI-së, “në ditët dhe orët që kanë mbetur ju siguroj që nuk do t’i reshtim përpjekjet tona së ofruari mundësi dhe sqarim lidershipit të PS-së, Rama, që të reflektojë për t’u distancuar nga hyrja në fuqi e atyre neneve që realizojnë një ‘puç’ ndaj Republikës Parlamentare”. Këtë deklaratë zoti Meta e bëri pasi uroi Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Anastas Janullatos, në selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›