Shalësi, është koha për t’u votuar!
Dritan YLLI
E ndjej detyrim dhe peshë në ndërgjegjen time, që të them disa të vërteta të munguara në një shkrim të mëparshëm, i cili pasoi reagimin e nënkryetarit të radhës së Bashkisë së Tiranës. Eshtë ky detyrim që më nxit, jo dhe aq për t’u marrë me një replikë më shumë, po për përgjegjësinë dyfishe që ndjej për votën e dhënë Edi Ramës, njëherë si qytetar i Tiranës dhe ...një herë tjetër si anëtar i forumit më të lartë drejtues të LSI-së, parti që përcaktoi fitoren e kandidatit të koalicionit të majtë në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007, pa mbështetjen e së cilës Rama nuk donte të hynte në zgjedhje.
Nënkryetari i radhës së bashkisë (them kështu se paraardhësja e tij, është zëdhënëse e kryesisë së PS-së, ndërsa një tjetër sot jeton në ekzil, duke shpenzuar “paratë e taksapaguesve”) ishte mërzitur se në shkrimin tim nuk kishte argumente, por mllef politik. Që në krye të herës, po e sqaroj zotërinë se qëllimi i shkrimit, nuk ishte renditja e listës së problemeve të shumta që Bashkia e Tiranës, e kthyer në filial apo segment të zgjatur të ndonjë kompanie ndërtimi, ka krijuar për kryeqytetin dhe banorët e tij. Tjetërkund e kisha fjalën, që nuk e paska marrë vesh, ky njeriu hije i Edi Ramës. Ajo që më shqetëson mua dhe që realisht më bën të ndjehem i ofenduar, është fakti se në krye të punëve të bashkisë, sot nuk gjendet ai që unë kam votuar. Kjo mungesë morali, më fyen inteligjencën dhe angazhimin tim qytetar dhe politik.
Megjithatë u dashkan thënë edhe njëherë problemet e shumta që i kanë krijuar Tiranës, këta zotërinj, që na e quajnë veten shërbëtorë të qytetit, kur në fakt janë thjesht shërbëtorë të korrupsionit. Sa qesharake duken togfjalësha të tillë, tipike berishiane, siç është shndërrimi i Qeverisë së shërbimit dhe shërbesave, në Qeverinë e shërbesave të Delijorgjëve.
Nejse, ky nënkryetari i radhës i Bashkisë së Tiranës, mundohet t’i japë thjesht ngjyrime politike, shqetësimeve që unë ngre në artikullin tim të mëparshëm. Sigurisht që është edhe përgjegjësi politike, jo vetëm qytetare që të lejosh një të pavotuar të jetë në krye të bashkisë më të rëndësishme të vendit. Sepse në këtë mënyrë krijohet apriori, një sistem klientelist i drejtimit të pushtetit, një sistem korruptiv.
Për të kënaqur këtë sistem klientelisto-korruptiv, sot në Tiranë (po e filloj nga dëmi që i shkaktohet të ardhmes, fëmijëve) pallatet që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, kanë zënë vendin e parqeve dhe të ambienteve sportive. Në emër të këtij sistemi klientelisto-korruptiv, sot në Tiranë kemi plehra në çdo cep, duke filluar nga zemra e saj, zona e ish-Bllokut. Që Shqipëria është e ndotur ky nuk është faji i Edi Ramës, apo i njerëzve të tij hije. Por që Tirana është e ndotur për këtë po, duhet të përgjigjet ai ose hijet e tij. Nuk ka pse Rama të përgjigjet për 4 mijë njerëz që vdesin çdo vit në Shqipëri nga kanceri i mushkërive, por sigurisht që duhet të marrë përgjegjësinë që i takon për raportin e OKB-së, që thotë shkoqur se në Tiranë ndodhin pjesa më e madhe e këtyre rasteve fatkeqe. Rama dhe hijet e tij të radhës, duhet të përgjigjen pse po betonohet e bunkerizohet çdo ditë dhe më shumë Tirana. Dhe kjo ndodh në kurriz të hapësirave të gjelbra, të parqeve çlodhëse. Edhe aty ku e kam shtëpinë unë sipas një projekti ambicioz, u vendosën ca kosha basketbolli. Tashmë koshat kanë lënë jetime tabelat, se i kanë vjedhur, ashtu siç vetë projekti ka mbetur në mes të rrugës.
Edhe për këtë problemin e plehrave të Sharrës, që na krenohet se e ka vënë në vijë ky zotëria, deri tani është vetëm një mashtrim. Edhe pse po hidhen miliona euro, Sharra vazhdon të jetë e mbushur me plehra, duke prodhuar lëndë të rrezikshme toksike kancerogjene dhe duke ndotur popullatën si nga ajri, ashtu edhe nga uji. Po kështu djegia e mbeturinave vazhdon edhe sot e kësaj dite nga një aktivitet i paligjshëm i mbledhjes së hekurishteve, që zhvillohet nën hundën e Bashkisë së Tiranës.
Nënkryetarit të radhës, besoj i kujtohen mirë ditët që me një gjysmë ore shi, Tirana përmbytet gjithandej duke shtuar dhimbjen dhe hallet e qytetarëve. Dhe kjo ndodh, sepse segmentet zgjatuese të korrupsionit me firmat e hedhura në zyrën (e Ramës apo të Shalësit) për të fituar shumë, lënë gjithnjë pa i bërë plotësisht kanalizimet apo sistemet e kullimit. Por, kjo ndodh edhe nga zullumi i ndërtimeve ngjitur me njëri-tjetrin. Më vjen keq të kujtoj këtu, një skenë të dhimbshme, tragjikomike. Në njërën prej atyre ditëve me shi, kur një lagje te rruga “Komuna e Parisit”, që ndodhet në Tiranë të Re, ishte përmbytur, me kërkesë të banorëve bëri një vizitë kryetari i LSI-së, z.Meta. Në kohën që z.Meta po bisedonte me qytetarët e zonës për hallin që i kishte zënë, ia beh aty ky nënkryetari i radhës i bashkisë, që dukej vërtet një personazh tragjikomik. Pjesa tragjike i takon faktit, se ky tipi, nuk mori asnjë përgjegjësi të bashkisë për një problem që ishte kryekëput për faj të pallateve që ndërtohen ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa sisteme kullimi. Ndërsa pjesa komike, aty ku personazhi kthehej në qesharak ishte kur e shikoje të bënte lëvizje të kota, sa andej–këndej, rrotull Ilir Metës, në përpjekje që të dukej para banorëve të zonës, se edhe bashkia ishte e shqetësuar për atë gjendje të rëndë. Ai ndoshta mendon të ndjekë edhe LSI-në, siç ndiqte në fushatën e shkurtit 2007, hap pas hapi Olldashin, sipas një stili të rekomanduar nga të tjerët. Atë ditë dukej qartë nga hutimi i tij, se e kishin detyruar të vinte.
Dikur, pas përmbytjes së madhe të Tiranës, Rama premtoi se poshtë digës së liqenit, nuk do të ndërtohej asnjë pallat. Por, për habinë e të gjithëve vetëm para pak ditësh, në prezantimin e planit të ri rregullues të qytetit, u prezantua se ishte planifikuar ndërtimi i pallateve pikërisht në këtë vend, duke zhdukur edhe një sipërfaqe të mirë të gjelbër, ku kryeqytetasit herë pas here e vizitojnë për çlodhje. Fjala e dhënë, siç duket ishte e vështirë që të mbahej. Këtë më mirë e dinë vetë ndërtuesit. Ata thonë se nëse para ca vitesh, një leje për shesh ndërtimi kushtonte 150 mijë euro, më pas kjo shifër ka qenë gjithnjë progresive. Ndërtuesit sot deklarojnë se leja për një shesh ndërtimi shkon deri dhe në 1 milionë euro, shpërblim i komisionuar për piramidën e sistemit klientelisto-korruptiv. Një deputet të përgjegjshëm të këtij Parlamenti, e kam dëgjuar të thotë, se ky është edhe motivi që sot Rama dhe Berisha janë bërë bashkë. Dhe është e habitshme, por thuhet se shkesë të kësaj dashurie të Ramës me Berishën, janë njerëz të rritur nën hijen e tij në bashki dhe të katapultuar në PS.
Problemet e shumta që sistemi klientelisto-korruptiv i ka shkaktuar Tiranës, nuk i zë një, por as njëqind faqe të ndonjë gazete serioze, siç është kjo që po shkruhen këta radhë, e cila ka integritetin profesional të mos i fshehë shqetësimet e qytetarëve.
I nderuar nënkryetar i radhës së bashkisë! Ti sigurisht që je i shqetësuar për të gjithë këta “bëma e gjëma”, që Rama tashmë ti ka lënë ty në kurriz, pa pasur mandat nga populli. Por koha e nënkryetarëve zara ka marrë fund, ndaj është koha që ti të votohesh. Të votohesh, jo për t’u zgjedhur në asamblenë e PS-së, duke përdorur si trampolinë bashkinë, ku socialistët e punësuar numërohen me gishtat e njërës dorë. Të votohesh, jo për nënkryetar të bashkisë, se këtë ta ka dhuruar Rama ty, nën moton “të ndajmë pushtetin, jo me ata që e fitojmë”.
Por, është koha të votohesh në popull, nëse do të drejtosh Bashkinë e Tiranës. Nëse do, unë jam gati të dalim të votohemi së bashku. Përndryshe je vetëm hije, aty ku je! Dhe nën diellin që po lind nuk ke për të mbetur as hije, z.Shalësi!