Korçë, gjenden 3 fëmijët romë

Gjenden 3 fëmijët romë, të cilët rezultonin të zhdukur prej tri ditësh. Policia e Korçës ka gjetur 3 fëmijët në një lagje të qytetit. Fëmijët mësohet se ishin larguar pas problemeve në familje. Më herët nëna e tyre, ka denoncuar zhdukjen e fëmijëve të mitur, të cilët ishin larguar teksa kanë qenë duke lypur në parkun e qytetit.
Fëmijët i përkisnin komunitetit rom dhe janë identifikuar me emrat, S. Trimi., 16 vjeçe, M. Trimi., 7 vjeç dhe G. Trimi., 6 vjeçe. Kërkimet nga policia e qarkut kishin nisur prej tre ditësh, ndërsa janë gjetur ditën e sotme.
“Në vazhdimësi fëmijët e kësaj familjeje, pa dijeninë e prindërve largoheshin dhe vonoheshin në rikthimin e tyre për në banesë. Në të gjitha rastet e bëra kallëzim apo njoftim në organet e policisë, janë kryer veprimet e duhura për kërkimin dhe gjetjen fëmijëve të larguar të kësaj familjeje”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë.
Po ashtu policia e Korçës informon se janë plotësuar kërkesat për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes për Shpresa Trimi, në dy raste, njëra në vitin 2009 dhe tjetra në vitin 2011 për shkak të konflikteve të vazhdueshme brenda kësaj familjeje.