Berat, policia pastron nga pluhuri i zyrave, 28 dosje të krimeve pa autor

Zbardhja e krimeve të vjetra tashmë është fokusuar në 28 dosje, nga të cilat është arritur të arrestohen 13 autorë dhe bashkëpunëtorë vrasjesh të pas vitit 1990 si dhe janë vënë në kërkim 11 persona të tjerë të tjerë të implikuar në këto krime. Kështu ka pohuar në një prononcim për gazetën, Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit, Benard Çaushi. Për 3.5 muajt e këtij vit sektori i krimeve të rënda pranë drejtorisë së policisë i ngritur enkas për zbulimin e këtyre krimeve dhe të tjera të kësaj natyre, policia e shtetit është fokusuar në ngjarjet e vjetra jo vetëm të vitit 1997 por më gjerë.
Ajo ka nisur zbulimin e disa vrasjeve të pas vitit 1990 dhe që ende janë pa autor ose ka po nga këto vrasje që edhe pse kanë dosje nuk janë vënë në lëvizje për njërën apo tjetrën arsye për kaq vjet, ndonëse dihen ngjarja apo në disa raste edhe autorët e tyre, ka pohuar Çaushi, sipas të cilit problemi i dosjeve të vjetra në qarkun e Beratit është bërë gangrenë për familjarët e viktimave, pasi në disa raste atyre u ka humbur besimi tek njerzit e drejtësisë pse jo dhe të policisë. Ndaj në këto tre muaj e gjysmë kemi bërë një punë intensive për verifikimin e disa dosjeve të marra nga dengu prej më shumë s e107 dosje të mbetura ende në sirtarët e vjetër të policisë të pluhurosura nga tymi i kohës. Një bashkëpunim i mirëfilltë gjatë kësaj periudhe kohore mes policisë dhe ekspertëve të saj si dhe të organit të prokurorisë të rrethit të Beratit ka bërë që të lëvizen njëra pas tjetrës 28 dosje për të cilat është arritur të saktësohen në detaje ngjarja, vendi ku ka ndodhur, viktima si dhe dyshimi për autorët e mundshëm të kësaj vrasjeje, apo vjedhjeje me armë etj, ngjarje të këtij lloji, ka shtuar Çaushi. Sipas tij, nuk ka qenë e lehtë që të kryen këto veprime në një kohë që kanë kaluar vite pa ndodhjes së ngjarjes tragjike për familjet në fjalë. Megjithëse, Çushi ka bërë të ditur se është arritur të thyhet mentaliteti i frikës nga familjarët e viktimave por ende ka punë për tu bërë në këtë drejtim. Në Berat, janë shumë familjarë që edhe pse e dinë se kush u ka vrarë të afërmit e tyre apo kush i ka grabitur me apo pa maska, cilët i kanë marrë, rrëmbyer motrën, vajzën apo të afërmit e tyre ende kanë frikë të tregojnë emra konkretë, vitin apo datën e ngjarjes, apo dhe vendin ku ka ndodhur. Sipas kreut të policisë së Beratit, në disa raste janë hasur vështirësi të mëdha në këtë drejtim, ndonëse në rrugë operative është arritur të sigurohet në detaj e gjithë ngjarja në fjalë. Nisur nga puna e bërë në këta 3.5 muaj ekspertët e policisë të zbulimit të krimeve të rënda po vazhdojnë me intensitet punën për zbardhjen e të gjitha dosjeve të vjetra, që deri në këto momente numërohen mbi 100 të tilla.
Last Updated on Wednesday, 22 April 2009 10:49
Last Updated on Wednesday, 22 April 2009 10:49