E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo në Çorovodë, vlerëson reformat qeverisëse në fushën arsimore

Zëvendëskryeministri Genc Pollo u ndal në Çorovodë dhe Skrapar ku u takua me banorë të këtyre qyteteve. Ndërsa foli për arsimin, zëvendëskryeministri vlerësoi reformat e qeverisë në fushën arsimore dhe veçanërisht atë në maturën shtetërore. Qeveria çliroi arsimin nga korrupsioni dhe futi në shkolla teknologjitë më të përparuara të informacionit. Me qeverinë socialiste me Ramën dhe Metën brenda vetëm 7 për qind e nxënësve të arsimit të mesëm mund të preknin një kompjuter me dorë. Sot të gjithë nxënësit pa përjashtim kanë kabinete e informatikës, së shpejti të lidhur edhe me internet, është shprehur Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›